Kosova
Kryeministri i Holandës dhe ai i Luksemburgut arrijnë në Kosovë, u adresohen mediave pas takimit me Kurtin e Osmanin
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, para pak minutash kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Vizitën në Kosovë Rutte dhe Bettel do ta nisin me takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, në orën 08:30.
Të dy kryeministrat do të kenë takim edhe me kryeministrin Kurti në orën 09:20, ndërkaq është paralajmëruar edhe një konferencë për media, në orën 10:05.
Vizita e Rutte dhe Bettel vjen pas zhvillimeve në veri të vendit.
Gjatë ditës së djeshme dy kryeministrat qëndruan për vizitë edhe në Serbi, ku kishin takime me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri i Luksenburgut, Xavier Bettel, ka thënë se është e rëndësishme të qetësohen tensionet në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se deeskalimi është në interes jo vetëm të rajonit, por edhe të BE-së.
“Ne mbështesim fuqishëm bisedimet e drejtpërdrejta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe veprimet konkrete”, tha Bethel në një konferencë në Beograd, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Ndërkaq, kryeministri holandez, Mark Rutte, ka thënë se është i domosdoshëm depërshkallëzimi i situatës në Veri të Kosovës.
Rute theksoi se Luksemburgu dhe Holanda kanë vendosur të punojnë së bashku dhe të angazhohen në punë të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ne jemi të vendosur të forcojmë lidhjet tona. Tensionet në rritje mes Serbisë dhe Kosovës na kanë shqetësuar. Dhuna ndaj civilëve, pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve është shqetësuese”, ka deklaruar ai.
“Kjo është e një rëndësie thelbësore për të dy vendet dhe rajonin më të gjerë, por edhe për Evropën në tërësi. Me luftën e ndezur mes Rusisë dhe Ukrainës, është më e rëndësishme se kurrë që të veprojmë së bashku. Marrëdhëniet e qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës janë thelbësore për perspektivat e progresit të mëtejshëm në integrimin evropian”, ka shtuar kryeministri holandez.
Ai tha se Luksemburgu dhe Holanda mbështesin të ardhmen evropiane dhe janë të gatshme të punojnë me Serbinë teksa ndërmerr hapa për përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe reformat e nevojshme në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










