Shqipëria
Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për Britaninë e Madhe
Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për Britaninë e Madhe, në lidhje me retorikën e javëve të fundit atje për emigrantët e paligjshëm shqiptarë që kalojnë Kanalin e La Manshit.
“Kur bëhet fjalë për kriminelët në burgjet britanike, numri (i shqiptarëve të burgosur) është më pak se 1%. Kështu që të veçosh një komunitet, të flasësh për gangsterë dhe kriminelë, nuk duket diçka shumë britanike. Duket më shumë si ulërima nga një çmendinë”, tha Rama nga Berlini, pas Samitit të Procesit të Berlinit, përcjell albinfo.ch.
Me në krah Kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama tha se britanikët duhet të bëjnë punën e tyre për të ndaluar kalimet me gomone.
“Njerëzit tanë, derisa arrijnë në Francë, janë totalisht të ligjshëm. Kështu që nëse ka ndonjë problem në kanal mes Francës e Britanisë, atëherë duhet të punojnë me njëra-tjetrën dhe të gjejnë një mënyrë për ta zgjidhur. E di që Brexit i ka vështirësuar punët, por ky ishte vendim i popullit britanik, jo i atij shqiptar dhe francez”, tha Rama. “Dhe në fund, jemi shumë të lumtur të bashkëpunojmë, të bëjmë gjithçka që mundemi nga ana jonë, por nuk do të pranojmë kurrë, kurrë këtë lloj retorike. Shqiptarët janë një komunitet i madh në Britani, të integruar plotësisht”.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










