Kosova
Kryeministri britanik, i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë gjatë një paraqitjeje para Komisionit të Ndërlidhjes së Parlamentit britanik se është i shqetësuar me situatën në veri të Kosovës.
Ai i bëri komentet i pyetur nga deputetët nëse ka dështuar parandalimi i tensionimit të situatën në Ballkanin Perëndimor, transmeton Albinfo.ch.
“Sunak thotë se është veçanërisht i shqetësuar nga situata në veri të Kosovës. Sekretari i Jashtëm u ka thënë kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë se kanë përgjegjësi për uljen e tensioneve”, citohet të ketë thënë Sunak.
Lidhur me misionin ushtarak të BE-së në Bosnjë e Hercegovinë, ai tha se Britania e sheh të njëjtin si qenësor për stabilitetin në rajon.
Ai u pyet nëse do të dërgojë një ndërmjetës special për procesin e paqes, ndërsa Sunak u përgjigj: “Mbretëria e Bashkuar do të ishte e hapur për një gjë të tillë, në një kohë kur mund të jetë e dobishme”./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









