Shqipëria
Kryemadhi: Edi Rama e ka kapur shtetin, vendi në gjendje të rëndë
Monika Kryemadhi vlerësoi se vendi duhet që të mbajë zgjedhje të ndershme e të drejta
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh sot se opozita është dëmtuar, pasi u detyrua të shkonte drejt ekstremiteteve.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kryemadhi tha se Kryeministri Rama ka kapur shtetin, ndërsa e akuzoi përgjegjës për “gjendjen e mjeruar ku ndodhet vendi.
“Opozita është dëmtuar, sepse u detyrua të shkojë drejt ekstremiteteve për shkak të kapjes së shtetit nga bandat e Rilindjes. Edi Rama ka kapur shtetin, duke e dërguar vendin në një gjendje të rëndë, ku gjendemi përballë stabilitetit, ndërkohë që kemi grupe të mëdha zhvillore ekonomike, që shpesh herë janë antishqiptare dhe anti-stabilitetit të rajonit”, tha Kryemadhi.
Monika Kryemadhi vlerësoi se vendi duhet që të mbajë zgjedhje të ndershme e të drejta, si dhe duhet një Kod i Ri Zgjedhor percjell Albinfo.ch.
“Ne po punojmë me partnerët tanë për Reformën Zgjedhore, në mënyrë të pavarur. Diskutimi i Reformës zgjedhore duhet të jetë i të gjitha partive, i gjithë shoqërisë civile, asaj që përballet me vështirësi të mëdha. Kriza politike në Shqipëri zgjidhet me anë të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sot problemi më i madh janë që të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Ngritja e Kushtetueses, ajo do të ç’bllokonte ngërçin politik”, deklaroi Kryemadhi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











