Shqipëria
Kryemadhi e Basha thonë se kanë objektiv rrëzimin e Ramës
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh se partia që ajo drejton dhe Partia Demokratike do të ndërtojnë një platformë politike me objektiv e vetëm rrëzimin e Edi Ramës.
Sa i përket protestës së paralajmëruar së bashku me PD, Kryemadhi u shpreh se ende nuk ka një datë për të, përcjell albinfo.ch.
“Nuk bëhet fjalë për një protestë, por për një vazhdë protestash. Diapazoni i protestës është shumë i madh. Do ta organizojmë protestën në një mënyrë shumë dimensionale. Nuk ka të bëjë me një individ, apo një proces brenda parlamentit, por ka të bëjë me familjen shqiptare. Do të jetë një nga protestat e mëdha, por nuk do të jetë një protestë që do të fillojë dhe do të mbarojë”, u shpreh Kryemadhi.
Ajo theksoi se Rama do të jetë së shpejti i pandehur i drejtësisë, për shkak se ka shkelur Kushtetutën para zgjedhjeve të qershorit të shkuar.
Ndërsa Basha pas takimit me e aleatët e opozitës deklaroi se ky do të jetë një viti i kurajos dhe përballjes, e fitores mbi të keqen.
“Ky është motivi që mban bashkë koalicionin opozitar dhe që udhëheq aksionin e nisur në fund të vitit të kaluar. Aksioni do të intensifikohet”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









