Kosova
Kryediplomatja gjermane: Do të dërgojmë 150 ushtarë shtesë në Kosovë
Në një deklaratë për media, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka konfirmuar se në vitin e ardhshëm shteti gjerman do të dërgojë 150 trupa shtesë në kuadër të KFOR-it në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Baerbock ka theksuar se paqja në Ballkanin Perëndimor “varet nga një fije”.
“Në Ballkanin Perëndimor, paqja shpesh varet nga një fije. Angazhimi i NATO-s dhe BE-së shkojnë dorë për dorë: Misioni i EUFOR-it ofron siguri në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe KFOR-i bën të njëjtën gjë në Kosovë.
Gjermania do të kontribuojë me ushtarë shtesë për KFOR-in”, ka thënë ajo në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel të martën.
Që nga tensionet në veri dhe sulmit në Banjskë më 24 shtator, Hungaria dhe Britania kanë dërguar trupa shtesë në Kosovë. Trupat shtesë gjermane pritet të zbarkojnë në Kosovë gjatë muajit prill.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












