Lajme
Kryediplomati i Shqipërisë i kërkon Gjermanisë liberalizimin e vizave për Kosovën
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Gent Cakaj ka kërkuar nga Presidenca gjermane e BE-së të përshpejtojë procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Gjatë një takimit në Berlin me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane të Bundestagut, Gunther Krichbaum, Cakaj ka thënë procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke, raporton Albinfo.ch
“Sot në Berlin, pata një takim të shkëlqyer me Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Bundestagut, z. Gunther Krichbaum.
E informova hollësisht mbi përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të nevojshme para mbajtjes së Konferencës së Parë ndër-Qeveritare, duke përfshirë reformën zgjedhore, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, deri te ngritja e SPAK-ut dhe BKH-së. Ndamë të njëjtën pikëpamje lidhur me rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.
Po, patjetër: theksova se Presidenca Gjermane e Këshillit duhet t’i japë shtysë të fortë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të përfundojë me asgjë më pak se njohja e ndërsjellë …”, shkruan Cakaj në rrjetin social Facebook.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











