Zhvillim
Kroatët privatizojnë aviokompaninë ”Croatia Airlines”
Kroacia po kërkon të shesë një pjesë të aksioneve të” Croatia Airlines”, në një kohë kur në të gjithë rajonin kompanitë ajrore janë me probleme
Qeveria kroate ka ftuar investitorët potencialë, të cilët janë të interesuar të bëhen partner për udhëheqjen e kompanisë ajrore të vendit “Croatia Airlines”.
Bëhet fjalë për 49 për qind të aksioneve në vlerë prej 129 milionë eurosh.
Ministri kroat i Transportit, Sinisha Hajhasg Donciq ka thënë se në kuadër të ristrukturimit të aviokompanisë kroate do t’ia lëshojnë partnerit 49 për qind.
Privatizimi sipas autoriteteve do të zgjasë prej tetë deri nëntë muaj.
Pas këtij procesi shteti korat do të kontrollojë 20.25 për qind të aksioneve të “Croatia Airlines”.
Parat e shitjes së aksioneve do të investohen në zhvillimin e kompanisë.
“Croatia Airlines” ka transportuar vitin e kaluar 1.9 milionë udhëtarë, që është 4 për qind më shumë se vitin 2011, por ka regjistruar humbje prej 49 milionë eurosh. Numri i udhëtarëve në gjysmën e parë të vitit 2013 është zvogëluar për 5 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Sipas medieve kroate nëse nuk do të gjendet partner strategjik, “Croatia Airlines” do të duhet të financojë rreth 50% të kostove të planit të ristrukturimit ku përfshihet edhe reduktimi i 200 punëtorëve nga 1.100 që janë aktualisht.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













