Bota
Kroacia, me rritjen më të madhe të çmimeve të picave në BE
Pavarësisht shtrenjtimit të çmimit, pica kroate mbetet një nga ushqimet më të preferuara të vendasve dhe vizitorëve
Kroacia ka shënuar rritjen më të madhe të çmimit të picave në Bashkimin Evropian gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave më të fundit nga Eurostat.
Midis gushtit 2024 dhe gushtit 2025, çmimi mesatar i picës në Kroaci u rrit me 7.2%. Pas saj renditet Letonia me 6.6%, ndërsa Hungaria, Greqia dhe Rumania regjistruan rritje midis 5% dhe 5.3%. Në të gjithë BE-në, çmimet e këtij ushqimi shënuan një rritje mesatare prej 1%.
Në kontrast, disa vende të Evropës Perëndimore regjistruan ulje. Luksemburgu pësoi rënien më të madhe me -2.9%, i ndjekur nga Danimarka (-2.4%) dhe Irlanda (-1.8%). Zbritje më të vogla u vunë re gjithashtu në Spanjë, Belgjikë, Gjermani dhe Finlandë, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Rritja e kostove të përbërësve, veçanërisht miellit, djathit, perimeve dhe mishit, ka ndikuar drejtpërdrejt në çmimin e ushqimeve në restorante dhe piceri.
Për më tepër, kostot më të larta të energjisë, të shpërndarjes me porosi dhe rritjet e pagave në sektorin e mikpritjes kanë kontribuuar në zgjerimin e përgjithshëm të shpenzimeve operative.
Pavarësisht shtrenjtimit të çmimit, pica kroate mbetet një nga ushqimet më të preferuara të vendasve dhe vizitorëve. Po ashtu, picierët vendas po fitojnë gjithnjë e më shumë vlerësime, ndërsa ushqimi vendas po bëhet i njohur për cilësinë e përbërësve dhe kreativitetin.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











