Koronavirusi: çast pas çasti
Kroacia me masa të reja për ndalimin e përhapjes së koronavirusit
Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 49 viktima dhe 3.164 raste të reja me koronavirusin e ri
Situata në Kroaci si pasojë e pandemisë së COVID-19 është serioze si pasojë e rritjes së numrit të vdekjeve ditore me 35 gjatë ditëve të kaluara, theksoi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç.
Në fjalën e tij hyrëse në fillim të seancës së qeverisë, Plenkoviq iu referua situatës së pandemisë së COVID-19 mbi temën që do të jetë pika kryesore e seancës së sotme të Këshillit Evropian.
Plenkoviq e përshkroi situatën e koronavirusit në Kroaci si shumë të rëndë, duke theksuar se në tre javët e fundit të tetorit numri i personave të infektuar në vend është dyfishuar në një normë prej 80 deri në 100%.
“Rritja ka vazhduar në tre javët e fundit, por është ngadalësuar me ritme nga 20 në 5 ndërsa këtë javë është rreth 10%”, shtoi ai, transmeton ATSH, përcjell albinfo.ch.
Plenkoviq vlerësoi se masat epidemiologjike nga Shtabi i Mbrojtjes Civile kanë dhënë efekte, por sërish mbeten nën pritshmëritë.
Sipas tij, duhet të merren masa shtesë për të ulur barrën në sistemin shëndetësor.
“Numri i viktimave është rritur gjithashtu, i cili ka arritur në mbi 35 në ditët e fundit, gjë që flet shumë për seriozitetin e situatës”, paralajmëroi kryeministri kroat.
Ai njoftoi se Mbrojtja Civile do të miratojë një paketë të re masash për të zvogëluar përhapjen e epidemisë midis qytetarëve kroatë në periudhën e vjeshtës, e cila është e favorshme për përhapjen e infeksionit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 49 viktima dhe 3.164 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).
Rreth 70%e personave të infektuar vijnë nga një popullatë që më parë nuk ishte nën masa epidemiologjike, duke paralajmëruar se virusi është shumë ngjitës dhe se në disa raste ka pasoja të qëndrueshme tek të rinjtë, njerëzit e shëndetshëm dhe është potencialisht vdekjeprurës për popullatën në rrezik.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









