Lajme
Kroacia kthen kosovarët me viza Shengeni
Kroacia nuk lejon që qytetarët e Kosovës, të pajisur me viza Shengen, të hyjnë në territorin e saj

Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve të Kosovës, në lidhje me hyrjen dhe kalimin transit përmes Kroacisë, në bazë të një vize të vlefshme Shengen, Ministria e Punëve të Jashtme e së Kosovës njofton të gjithë qytetarët të cilët janë mbajtës të pasaportave të vlefshme të Kosovës, e që po ashtu posedojnë vizë të vlefshme Shengen, se janë të obliguar të pajisen me vizë të Kroacisë, si për vizita turistike, private apo të tjera, po ashtu edhe për kalimin transitor nëpër territorin e këtij shteti.
“Vetëm ata qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët janë mbajtës të pasaportave të vlefshme të Republikës së Kosovës, dhe kanë leje qëndrimi të vlefshme në shtetet e Shengenit, nuk janë të obliguar të pajisen me vizë të Republikës së Kroacisë, si për vizita turistike, private, apo të tjera, e po ashtu edhe për kalimin transitor nëpër territorin e Republikës së Kroacisë, në periudhën kohore prej 1 prillit 2011 deri më 31 tetor 2011”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Ky sqarim i Ministrisë së Jashtme të Kosovës vjen pasi që shumë qytetarë të Kosovë nuk janë lejuar të kalojnë kufirin kroat edhe pse kishin viza të rregullta Shengeni.
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz