Lajme

Kroacia do të aplikojë për Shengen më 2015

Zagrebi do të aplikojë për t’iu bashkuar zonës Shengen më 1 korrik 2015, dy vjet pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri kroat, Zoran Milanoviç, tha për mediat kroate se më 1 korrik 2015 Kroacia duhet të jetë plotësisht gati për një vlerësim final nga BE-ja lidhur me përgatitjen e vendit për t’iu bashkuar Shengenit. 

Po ashtu, Milanoviç tha se priste që BE-ja të jepte vlerësimin e saj brenda 6 muajve nga dërgimi i aplikimit, si në rastin e Hungarisë. 

Zona Shengen përbëhet nga 26 vende të Bashkimit Evropian që kanë hequr kontrollin kufitar midis tyre. Zona funksionon si një vend i vetëm për qëllime udhëtimesh ndërkombëtare, me një politikë të zakonshme vizash