Lajme
Kroacia dhuron vaksina për Shqipërinë dhe Maqedoninë
Qeveria e Kroacisë vendosi të enjten që të dhurojë 20,000 vaksina kundër koronavirusit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Të dyja vendet do të përfitojnë nga 10,000 vaksina.
Një javë më herët, Qeveria kroate njoftoi se ka ndarë nga 10,000 doza edhe për Kosovën dhe Malin e Zi dhe 30,000 doza për Bosnjë e Hercegovinën.
Nuk u bë e ditur se për cilin lloj të vaksinës bëhet fjalë, por Kroacia prokuron vetëm vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), përkatësisht: AstraZeneca, Pfizer/BioNTech dhe Moderna.
Kroacia, vend anëtar i Bashkimit Evropian, ka vaksinuar deri më tash 21.7 për qind të popullsisë. Prej tyre, 6.2 për qind kanë marrë nga dy doza të vaksinës.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kroaci ka arritur në mbi 348,000, ndërsa i viktimave 7,623.
Aktualisht, raste aktive në këtë vend janë 7,866.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













