Lajme
Kroacia, bizneset më të korruptuara në botë
Perceptimi për korrupsionin në bizneset në Kosovë, sipas një sondazhi është 83 për qind, por, në rajon, para Kosovës gjendet Kroacia
Rreth dy në tre të rritur në mbarë botën besojnë se korrupsioni është i përhapur në bizneset e vendeve të tyre.
Ky besim është relativisht i zakonshëm kudo në botë – duke filluar nga 60 për qind në SHBA dhe Kanada, e deri në 76 për qind në Afrikën sub-sahariane, por tenton të jetë më i lartë në rajonet me të ardhura më të ulëta, thuhet në sondazhin mbi korrupsionin në biznes, të kryer në gjithë botën gjatë vitit 2011 nga organizata Gallup, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Perceptimi për korrupsionin në bizneset në Kosovë, sipas këtij sondazhi është 83 për qind, por, në rajon, para Kosovës gjendet Kroacia.
93 për qind e qytetarëve të Kroacisë besojnë se korrupsioni është i përhapur në vendin e tyre.
Kroacia zë vendin e parë edhe në botë për shkallën e lartë të besimit se bizneset e këtij vendi janë të korruptuara.
Në Malin e Zi dhe Maqedoni, 63, përkatësisht 64 për qind e qytetarëve besojnë se korrupsioni është i përhapur, ndërkaq në Shqipëri 70 për qind, Serbi 87 dhe në Bosnje 89 për qind
Të dhënat e Gallupit, të mbledhura në vitin 2011, tregojnë se korrupsioni në biznes është një çështje e nxehtë për vendet e zhvilluara dhe në zhvillim.
Megjithatë, vendet në zhvillim mund të vuajnë më shumë për shkak se korrupsioni mund të pengojë zhvillimin financiar dhe investimet e huaja dhe nxitjen e pabarazisë së të ardhurave.
Kjo është e dukshme në vendet që sipas Bankës Botërore janë renditur poshtë në indeksin e “Të bërit biznes”, indeks ky që mat mjedisin e favorshëm për të filluar një biznes dhe për të vepruar si kompani lokale.
Në raport është e çuditshme, se vendet që janë renditur me mjedis të favorshëm për të bërë biznes, në hulumtimin e Gallupit për përhapjen e korrupsionit janë renditur lart.
Për shembull, edhe pse renditet në vendin e katërt për të bërë biznes, perceptimi për korrupsionin në SHBA është 62 për qind.
Paradoksalisht, thuhet në raportin e Gallupit, perceptimi më i lartë për korrupsion në disa shtete të pasura mund të reflektojë edhe transparencën më të madhe, dhe si rrjedhojë edhe një vetëdije më të madhe të popullatës për praktikat korruptive.
Për shembull, 85 për qind e izraelitëve thonë se korrupsioni është i përhapur në bizneset e vendit të tyre, ndërkaq, në indeksin e të bërit biznes, Izraeli renditet mjaft lart, në pozitën e 34-ë.
Megjithatë, Kosova renditet poshtë në indeksin e të bërit biznes, në pozitën e 117-të, ndërkaq, është mjaft lart, sa i përket perceptimit për bizneset e korruptuara.
Sipas Bankës Botërore, një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin ekonomik dhe social është korrupsioni,raporton ReL.
Korrupsioni në biznes është një shqetësim global që përfshin edhe shtetet e zhvilluara edhe ato në zhvillim.
Për të luftuar korrupsionin duhet një lidership më i fuqishëm, ligje dhe transparencë më e madhe, që sipas Gallup, në këmbim do të kishte krijim të vendeve të punës dhe zhvillim ekonomik.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit









