Bota
Kroaci: Emigracioni zvogëlon shkallën e papunësisë
Numri i të papunëve ka rënë në 189,000 ose 10,6 për qind, por këto janë të dhëna alarmuese, si rezultat i emigracionit të të rinjve, sipas ekspertëve kroatë të punës
Kroacia ka shënuar rënien më të madhe të papunësisë në BE, numri i të papunëve ka rënë në 189,000 ose 10,6 për qind, por këto janë të dhëna alarmuese, si rezultat i emigracionit të të rinjve, sipas ekspertëve kroatë të punës.
Ky nivel i reduktimit të papunësisë në Kroaci nuk është vërejtur gjatë dy dekadave të fundit, por thuhet të jetë një shqetësim i madh.
Megjithëse numri i të papunëve të regjistruar në Shërbimin Kroat të Punësimit ka rënë me rreth 52,000 në 12 muajt e fundit, është fakt se numri i të punësuarve në vend nuk po rritet.
Përkundrazi, numri i njerëzve që punojnë (punëtorët në dispozicion) gjatë vitit të kaluar ka rënë me 76,000, ose 4.6 për qind, theksuan analistët, përcjell albinfo.ch.
Nga fillimi i vitit 2014 deri në fund të tremujorit të tretë të vitit 2016 vetëm 128,000 shtetas kroatë kanë migruar përgjithmonë në Gjermani, sipas të dhënave të fundit.
Sipas disa vlerësimeve të tjera në vend, numri i emigrantëve nga Kroacia gjatë katër vjetëve të fundit është më shumë se 200,000, prandaj nuk është për t’u habitur që më pak njerëz raportohen në institucionet kroate për punë.
Nga ana tjetër, numri i të punësuarve në vend ka qenë në të njëjtin nivel për vite me rreth 1.5 milionë, sipas portaleve kroate.
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt











