Muzikë
Kroaci: Dua Lipa “Hajde njerëz”, “shpërthejnë” mediat serbe
Thirrja “Hajde njerëz” nga këngëtarja me prejardhje nga Kosova Dua Lipa e përdorur në gjuhën serbokroate ishte për të entuziazmuar turmën në koncertin në Pulë të Kroacisë të dielën. Lajmi mori dhenë në rajon. Në Kroaci mediumet raportuan për anët pozitive të performancës dhe atmosferës, ndërsa në Serbi reaguan ashpër, përcjell albinfo.ch.
“Dua Lipa emocionoi kroatët me një thirrje në koncertin e së dielës në Pulë, dhe pamjet vazhdojnë të shpërndahen në rrjete sociale. ‘Hajde njerëz’ ka bërtitur këngëtarja britanike me prejardhje shqiptare në mes të performancës së këngës ‘Be the One’, me të cilën u bë e famshme në fillim të karrierës”, ka shkruar mediumi i njohur kroat “index.hr”.
Videon e këtij momenti e ka publikuar “Rovinj FM”. Pamjet janë bërë virale në Kroaci dhe në Serbi. Madje Lipa i ka përshëndetur në kroatisht adhuruesit edhe në fillim të koncertit.
Për dallim nga Kroacia, në mediat në Serbi është shkruar me gjuhë urrejtjeje për këtë koncert.
“Këngëtarja më e urryer shqiptare ka folur në serbisht! Kaos në koncertin në Kroaci…” ka qenë titulli që është përdorur nga mediumi serb “alo”.
E “telegrafi” serb ka shkruar se “këngëtarja me origjinë nga Kosova, që urren Serbinë, ka performuar në Kroaci dhe iu adresua audiencës në gjuhën tonë”.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












