Lajme
Kriza politike sjell komisionarin Han dhe tre eurodeputetë në Shkup
Për të lehtësuar zgjidhjen e krizës, sot në Shkup do të qëndrojë eurokomisari, Johannes Hahn, së bashku me tre eurodeputetët Ivo Vajgrll, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn
Ngërçi politik në Maqedoni dhe mos koordinimi për formimin e qeverisë së re, ka nxitur reagime në Bashkimin Evropian. Për të lehtësuar zgjidhjen e krizës, sot në Shkup do të qëndrojë eurokomisari për negociata dhe zgjedhim i BE-së, Johannes Hahn, së bashku me tre eurodeputetët Ivo Vajgrll, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, paralajmëroi se Han dhe treshja e eurodeputetëve përveç me liderët e partive politike, në Shkup do të takohen edhe me presidentin Gjorge Ivanov dhe liderët tjerë politikë.
Katërshja evropiane do të përsërisin në Shkup qëndrimin e BE-së për respektim të epilogut të zgjedhjeve dhe të lejohet vazhdimi i proceseve demokratike për formim të shpejtë të qeverisë së orientuar reformiste, e cila do të vazhdojë me implementimin e marrëveshjes së Përzhinos.
Kjo është vizita e dytë e eurokomisarit Hahn në Maqedoni pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor. Në fillim të shkurtit në Shkup pati takime me presidentin e vendit Ivnaov, dhe me liderët e partive të përfaqësuara në Parlament.
Pas takimeve, porositi se pret nga liderët partiak të demonstrojnë pjekuri dhe të sjellin vendim në interes të qytetarëve dhe perspektivës evropiane të vendit, citon AlsatM.
“Dukshëm nevojitet kohë. Ata do të vazhdojnë me negociata dhe pres të sjellin vendim në interes të vendit, të qytetarëve dhe të perspektivës evropiane. BE-ja do të bëjë gjithçka për t’i ndihmuar vendit dhe udhëheqësish së tij”, deklaroi atëherë Johannes Hahn.
Në anën tjetër, presidenti maqedonas Gjorge Ivanov vazhdon të qëndroj kundër dhënies së mandatit për liderin opozitar Zoran Zaev. Shkak, sipas tij, mbetet platforma shqiptare që, sipas tij, bie ndesh me kushtetutën e Maqedonisë. “Disa kërkesa të partive politike shqiptare janë në kundërshtim me kushtetutën e Maqedonisë dhe nuk kanë të bëjnë me situatën reale në Maqedoni”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











