Lajme
Kriza politike prek ambasadat, stafi pa rroga
Stafi diplomatik i Kosovës në Berlin, Vjenë, Paris, Bernë dhe Romë është duke u përballur me mungesë buxheti. Zyrtarët ka dy muaj që nuk kanë marrë rroga
Kriza politike që ka përfshirë Kosovën gjatë pesë muajve të fundit ka vështirësuar punën edhe në shërbimin diplomatik të Kosovës. Në pesë ambasadat kosovare në Evropë, ka më shumë se dy muaj që nuk janë kryer pagesat e stafit konsullor e diplomat e as që janë paguar objektet e marra me qira.
Një zyrtar që punon në ambasadat në Evropë, ka thënë se stafi diplomatik po kalon një periudhë të vështirë financiare.
“Ka dy muaj që nuk kemi marrë pagesat për rroga dhe ato për qira dhe kjo ka filluar të paraqesë problem për stafin”, tha burimi i “kallxo.com” nga një ambasadë e Kosovës në një shtet perëndimor.
“Me sa jam i informuar, nuk është vetëm ambasada jonë në këtë gjendje. Janë edhe disa të tjera nëpër Evropë që po përballen me problem të njëjta”, u shpreh burimi.
Bëhet fjalë për misionet diplomatike në Berlin, Vjenë, Paris, Bernë dhe Romë.
Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka pranuar se në pesë ambasadat nuk janë kryer me kohë pagesat për paga dhe qira.
Sipas ministrisë së Jashtme, deri tek kjo situatë është arritur në mungesë të rishikimit të buxhetit të vitit 2014. Rishikimi i buxhetit, sipas procedurave ligjore, ndodh në mes të vitit, por për shkak se Kuvendi i Kosovës është jofunksional, një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani.
“Për shkak të mos rishikimit të Buxhetit të Kosovës, praktikë kjo e paraparë edhe me ligjet në fuqi në gjysmën e dytë të këtij viti, kemi pasur vonesa dhe vështirësi të vogla në ekzekutimin e pagesave për qiratë dhe pagesat e stafit lokal në pesë misione diplomatike,” ka qenë përgjigja e MPJ-së.
Vendimi i fundit që deputetët e Kosovës kishin marrë daton në muajin maj, kur ata vendosën që vendin ta dërgojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Por, edhe pse sipas ministrisë problemi me pagesat “tashmë ështe tejkaluar”, pasi thonë se Ministria e Financave ka nisur të mërkurën proceduar për ekzekutimin e mjeteve të nevojshme, i njëjti burim ka thënë se nuk ka marrë pagën ende.
Në anën tjetër, Ministria e Financave ka thënë se e ka pranuar një kërkesë të tillë nga MPJ, por është ende duke e trajtuar atë. “Kërkesa e MPJ-së, është duke u trajtuar dhe kjo do të realizohet duke u bazuar në procesin e rregullimeve buxhetore të tremujorit të fundit,” thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Financave.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










