Shqipëria
Kriza politike në Shqipëri, Meta sërish i drejtohet me mesazh Ramës
Meta theksoi se nuk i ka kërkuar kryeministrit Rama që të lërë karrigen, por është përpjekur të zgjidhë krizën pasi nuk ka hapje negociatash pas pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pritet që të dalë serish me një propozim për zgjidhjen e krizës politike.
Meta ka shkruar në një status në rrejtet sociale dhe ka publikuar një video nga koha e komunizmit.
“Mirëmëngjesi të dashur miq! Forca numëruesve, si një trup i bashkuar drejt tejkalimeve të reja! Nga fitorja në fitorje! Destinacioni dihet. Kalofshi të gjithë një ditë të bukur sot!”, shkruan Meta.
Meta publikoi edhe një video, në të cilën shfaqet Enver Hoxha, duke thënë “Mobilizohuni të gjithë si një trup, që ta tejkalojmë planin tonë”, dhe pas tij del fotoja e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohëi, ai mbajti edhe një konferencë për, ku u shpreh: “Në 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe zgjedhje për presidentin. Dhe unë do kandidoj për president me këto kompetenca. Edi Rama dhe kuvendi socialist që nuk më dëshirojnë të vënë kandidat këtë të dëshirojnë. Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë të tmerrshme të përfaqësimit.”
Meta theksoi se nuk i ka kërkuar kryeministrit Rama që të lërë karrigen, por është përpjekur të zgjidhë krizën pasi nuk ka hapje negociatash pas pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje.
“I përqafoj të gjithë shqiptarët që evituan një kurth dhe komplot të kurdisur prej kohësh për të ushqyer me çdo kusht përplasjen civile. Nuk është një kurth i ri, është i hershëm, është një komplot që bazohet jo në parimet e demokracisë dhe as të vlerave të Bashkimit Evropian dhe as të NATO-s, e cila siç tha Sekretari i Përgjithëshëm ka në themel demokracinë. Kjo bazohet në parimet e ‘deep state’ dhe ‘state capture’. Ekziston edhe në vendet tjera që vuajnë nga agjendat e nëndheshme dhe janë komplot ndaj demokracisë. Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha, zonjës Kryemadhit dhe mikut tim Doktor, që të jenë të kujdesshëm të mos bien pre e provokime të një grupi të strukturuar PPP dhe d e vogël. Ëshë një grup i strukturuar që punon në Shqipëri”, u shpreh Meta.
Meta theksoi se agjenda e tij ka ndryshuar nga ‘Edi reflekto’ në ‘Edi thellohu’. “Agjenda ime ka ndryshuar, tani është ‘Edi thellohu’. Thellohu se ky është atdheu i të gjithë shqiptarëve. Nëse ti nuk je i pavarur që të marrësh vendime të pavarura, unë dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm do ta mbrojmë Shqipërinë nga të gjithë ata miliarderë që u duket Shqipëria si mizë misri”, deklaroi presidenti.
E-Diaspora
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari Një konflikt mes shqiptarësh ka ndodhur në Itali, ku një ka humbur jetën dhe një tjetër...
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
-
Gjermani: Spektakël nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme