Lajme
Kriza politike godet ambasadat
Ambasadat e Kosovës po përballen me kriza të mëdha financiare. Një pjesë e stafit të këtyre ambasadave ka tre muaj që nuk i kanë marrë pagat
Kriza politike pesëmuajshe në Kosovë duket se ka goditur përfaqësuesit e misionin diplomatik dhe konsullor të Kosovës. Mediet në Kosovë duke u thirrur në burime diplomatike, raportojnë se zyrtarët vendor nëpër disa ambasada ka tre muaj që nuk kanë marrë paga.
“…vonesa ka pasur në segmente të ndryshme, madje edhe rreth pagesave për stafin e ambasadave”, citon Tribuna një burime nga ambasadat.
Po ashtu, sipas burimeve të gazetës, kjo situatë ka ardhur si rezultat i ngërçit politik.
Por, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, kanë mohuar se ka vonesa në pagesën e stafit diplomatik.
Këshilltari politik, i ministrit Enver Hoxhaj, Bashmir Xhema, ka thënë se gjithçka në misionet diplomatike të Kosovës është duke shkuar siç duhet dhe se kriza politike nuk ka reflektuar në to. Sipas tij, pengesat që kanë ndodhur ne kryerjen e obligimeve financiare tani janë tejkaluar me vendimin e qeverisë për alokimin e një milion eurove në adresë të MPJ-së.
Ndryshe, një muaj më parë edhe Albinfo.Ch ka raportuar për krizën buxhetore nëpër ambasada. Me mungesa buxhetore janë përballur misionet diplomatike në Berlin, Vjenë, Paris, Bernë dhe Romë. Atëherë edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka pranuar se në pesë ambasadat nuk janë kryer me kohë pagesat për paga dhe qira.
Sipas arsyetimit të MPJ-së, vonesat buxhetore kanë ardhur si pasojë e mos rishikimit të Buxhetit të Kosovës, praktikë kjo e paraparë edhe me ligjet në fuqi në gjysmën e dytë të vitit. Ndryshe, nga maji i këtij muaj maj, Kosova funksion pa Kuvend dhe me një qeveri në detyrë. Kjo konsiderohet kriza më e rëndë politike që nga paslufta.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













