Lajme
Kriza në Maqedoni nuk i zmbraps investitorët e huaj
Gjermania prin me investime direkte në vendin me tensione që ka rezultuar me një krizë politike në këtë shtet
Viti 2016 vlerësohet të jetë më i miri sa i përket investimeve direkte në Maqedoni. Sipas statistikave të Bankës Popullore të Maqedonisë, në vitin 2016 erdhën pothuajse 359 milionë investime të drejtpërdrejta. Bëhet fjalë për rezultatet më të mira në 5 vjetët e fundit dhe kjo e plotëson nivelin e arritur në vitin 2011, ndërkohë që ka progres të madh në krahasim me vitin e kaluar, ose 142 milionë euro më shumë, shkruajnë mediat në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Investimi ka qenë më i madh në tremujorin e parë, ose pothuajse 107 milionë. Në këtë të fundit, kjo shifër është 36 milionë, ndërsa në tremujorin e tretë 56 milionë. Vëzhguar vendet nga ku vijnë investimet, vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2016 udhëheqin Gjermania dhe Turqia me rreth 23 milionë euro. Në krye të pesë vendeve është edhe Italia, Bullgaria dhe Luksemburgu me rreth 12 milionë euro.
Më së shumti investime në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar ka pasur në industri, 38 milionë, financa dhe sigurime 15 milionë, miniera gjithashtu 15 milionë.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











