Lajme
Kriza në Maqedoni bartet edhe te BDI
Kriza politike në Maqedoni vazhdon të reflektohet edhe në taborin e shqiptarëve, që janë pjesë e koalicionit qeverisës. Është deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehemti e cila deklarohet hapur, se nuk do ta votoj më qeverinë me kryeministër Nikolla Gruevski dhe as koalicionin VMRO-BDI.
Ajo madje akuzon Qeverinë se keqpërdor institucionet për t’i luftuar shqiptarët.
“Kjo Qeveri nuk e ka votën time që nga momenti kur me hile u munduan të na imponojnë propozim ndryshimin për stemën. Ky ishte kulmi i arrogancës politike. BDI është sinonim i shpresës, luftës për barazi dhe dinjitetit të shqiptarëve. Kjo Qeveri tashmë një kohë të gjatë është sinonim i dëshpërimit, pabarazisë, dhe përdorimit të institucioneve për të luftuar shqiptarët”, deklaroi Mehmeti për AlsatM.
Është koha, sipas saj, që BDI të rikthehet në parimet bazë, të ringjall frymën e Marrëveshjes së Ohrit. “Këtë e pengon një njeri. Tani është koha që të dorëhiqet”, thotë Mehmeti, sipas të cilës, BDI tanimë ka më shumë arsye për të dalë nga Qeveria.
“Një ditë kundër Rusisë, e një ditë pro Qeverisë – kështu, siç thonë kosovarët, hiq s’e rrokë”, shprehet ajo në rrjetin e saj social facebook.
Reagimi i Mehmetit pason deklaratën e deputetit të BDI-së Artan Grubi, i cili gjithashtu në facebook ka shkruar për ndërhyrjen ruse në Ballkan dhe konkretisht në Maqedoni.
I pyetur nëse e gjen veten tek statusi i fundit i Mehmetit, Grubi u përgjigj: “Qëndrimet personale as që dua ti komentoj”, thotë Grubi.
Përplasjet në rrjetet sociale mes Mehmetit dhe Grubit janë shpeshtuar edhe më shumë. Ermira Mehemti e cila aktualisht ndodhet në Uashington, ka thënë se diplomatë dhe njohës të rrethanave në Ballkan, tashmë i kanë sugjeruar BDI-së që të braktisë koalicionin me Gruevskin.
Më pas Grubi në profilin e tij në Facebook kishte shkruar se asnjë zyrtar nga Uashingtoni ose nga Brukseli, nuk ka kërkuar nga BDI që të tërhiqen nga Qeveria, duke përmendur këtu disa emra të diplomatëve ndërkombëtarë.
Ndërkaq Mehmeti tha se nuk është etike që emrat e diplomatëve të përmenden në atë mënyrë në rrjetet sociale.
Edhe deputeti i tjetër i BDI-së, Ramiz Merko, thirrjet e Ermira Mehmetit për të braktisur koalicionin qeverisës, i ka vlerësuar si qëndrime të saja personale.
“Ne jemi me popullatën shqiptare, me votuesit tanë shqiptarë dhe sigurisht me BDI-në. Për çdo vendim thirremi gjithmonë me kryesinë, kryetarin tonë, me këshillin e përgjithshëm dhe organet partiake. Çdo gjë tjetër është prononcim personal, apo individual”, deklaroi Merko.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











