Lajme
Kriza institucionale rrezikon raportin e progresit
Khaldun: Sfida kryesore e Kosovës është që administrata në Kosovë është e dobët dhe ka nevojë që të forcohet
Ushtruesi i detyrës së shefit të Komisionit Evropian në Kosovë, Khaldoun Sinno e pranon se kriza e stërzgjatur institucionale ka limituar në masë të madhe mundësinë që në Kosovë të ketë një raport pozitiv të Progresit në tetor të këtij viti.
Sinno ka thënë se kushdo që i di zhvillimet, e di edhe se çfarë mund të presim. “Shtetet kanë qeveri dhe kanë administratë. Një nga shtetet anëtare të BE-së vetëm e ka tejkaluar rekordin e të mos mospasurit qeveri, por administrata atje punon. Sfida kryesore e Kosovës, dhe ky është dallimi ndërmjet Kosovës dhe atij shteti anëtar të BE-së, është që administrata në Kosovë është e dobët dhe ka nevojë që të forcohet. Kjo është një nga gjërat që ne e kemi thënë në Raportin e Progresit të vitit të kaluar”, ka deklaruar Sinno.
Gjithashtu ai e ka bërë të qartë se Kosova ka rrezikuar shumë me prishjen e marrëveshjes “Stand By” me FMN-në dhe ka kërkuar që ajo të arrihet sa më shpejt.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










