Lajme
Kriza greke, shqiptarët kthehen në vendlindje
Kështu shkruan gazeta greke “Ekathimerini”, me titullin “Të goditur nga kriza ekonomike, emigrantët kthehen në shtëpi"

Qindra emigrantë në mesin e atyre që filluan të vinin në Greqi në fillim të viteve ‘90 për të kërkuar një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre, tashmë janë duke liruar shtëpitë dhe duke paketuar plaçkat për t’u kthyer mbrapsht në shtëpi, të detyruar nga kriza ekonomike”.
Kështu nis artikulli i të përditshmes greke “Ekathimerini”, me titullin “Të goditur nga kriza ekonomike, emigrantët kthehen në shtëpi”, transmeton INA.
Duke shtuar se lagje athinase që janë të njohura për popullsi të mëdha me emigrantë si Neapoli, Kypseli, Omonia, Victoria, Aghios Panteleimonas dhe Patissia, janë duke u braktisur gjithnjë e më shumë nga emigrantët shqiptarë, të vendosur aty në fillim të viteve ’90 dhe përgjatë këtyre dy dekadave të fundit.
Ata që mbeten më shumë të zbrazët janë apartamentet e vogla apo bodrumet, në të cilat ata jetonin kryesisht, ndryshe nga popullata vendase.
“Dalja më e madh është vërejtur në mesin e komunitetit shqiptar në Greqi, i cili i ka ndjerë efektet e rënies ekonomike, sidomos në sektorin e ndërtimit. Në lagjet e shumta rreth kryeqytetit ju do të shihni shqiptarë që i çojnë fëmijët e tyre në sheshe lojërash ose kalojnë kohë në kafene dhe lokale për shkak se nuk kanë një punë ku të shkojnë. Gratë, për më tepër, shumë prej të cilave punonin për ndihmë shtëpiake, janë duke parë heqjen më shumë se të tjerët nga puna”, citon artikulli në fjalë.
Duke shtuar se “shumë prej tyre po mendojnë rreth kthimit në shtëpi që nga viti i kaluar, por fëmijët e tyre, shumë prej të cilëve shkojnë në shkollë greke dhe nuk flasin shqip, janë arsyeja pse ata po hezitojnë”.
Nga ana tjetër, thuhet se “qeveria shqiptare i është përgjigjur fluksit të riatdhesimeve, – sipas Flutura Tafilakut, një anëtare e Bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Athinë, mes “politikave të inkurajimit për kthim”.
Shumica shohin përpara për të filluar një biznes të tyre ose si të vetëpunësuar.
Sipas Tafilakut, ka ngastra të mëdha të tokës bujqësore në Shqipëri që janë braktisur, por të gjithë në fakt duan të lëvizin në qytet për të filluar aty një biznes të vogël. Kurse disa, shton Tzanetos Antypas, kreu i organizatës joqeveritare “Praxis”, i kanë hedhur tashmë themelet për këtë. “Shumë shqiptarë kanë investuar në zonën bregdetare, tani janë në kthim prapa”, tha Antypas.
Është vlerësuar se nga 500.000 shqiptarë që jetojnë në Greqi, 50.000 prej janë kthyer në shtëpi që nga viti 2004. Të tjerët, ndërkohë, janë në kërkim për më tutje.
Rumunët, bullgarët dhe polakët, tani qytetarë të Bashkimit Evropian, janë gjithashtu të vendosur që kthehen në vendet e tyre, të cilët janë duke përjetuar një rritje të ndjeshme që nga aderimi i tyre në BE, shkruan INA.
E-Diaspora
-
Bota e logjistikës ajrore: prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih Në një ditë të zakonshme pune, në një nga nyjet më të rëndësishme të transportit ajror...
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€