Lajme
Kriza ekonomike:Politikanët italianë harrojnë privilegjet
Politikanët italianë harrojnë privilegjet si pasojë e presionit nga borxhet dhe të krizës financiare që po mbretëron në Itali
Revista javore “Espresso L”, ka realizuar për disa javë një fushatë kundër deputetëve, të cilët nuk llogariten vetëm politikanë më të paguar në botë, por shumica prej tyre gëzojnë privilegje të paimagjinueshme, transmeton Blick.
Kështu një deputeti i Senatit italian mund të drekojë në një restorant të lirë me ushqim të shijshëm duke zgjedhur në menu, makarona me salcë “açugat” për 1,60 €, ose një gjellë me mish viçi “carpaccio” për 2,76 €.
Kjo përzgjedhje e ushqimit më të shijshëm dhe me çmim të volitshëm është publikuar nga një deputet i opozitës në internet.
Pastaj janë publikuar edhe privilegjet e tjera të parlamentarëve italianë
Senati kishte të rezervuar një floktar falas. Deputetët kishin qasje direkte në ofertat speciale nga prodhuesit e automjeteve. Udhëtimet e lira, tashmë ishin bërë të zakonshme. Parlamentarët italianë madje kishin shfrytëzuar edhe orë falas te psikoterapeuti.
Në Facebook, Twitter dhe platforma të tjera në internet ,gjithnjë e më shumë janë shtuar zërat kundër pakos së ashpër të kurismit, me të cilën për dy vjet mund të shpëtohen vetëm 45 miliard euro në Itali..
Italianët e zemëruar ankohen në internet se politikanët janë të prekur minimalisht nga paketa shtrënguese.
Partitë opozitare kanë paralajmëruar një demonstratë masive në shtator kundër paketës së ashpër të kursimit, e cila lenë qytetarët më të varfër, pa ndërhyrë në privilegjet e kastës politike.
Parlamenti italian është duke luftuar për një zgjidhje emergjente, me qëllim të ruajtjes së reputacionit.
Kryetari i Dhomës së Deputetëve, Gianfranco Fini, ka bërë publike masat e marra në funksion të kursimit..
Parlamentarët si pasojë e krizës ekonomike kishin shkurtuar për një javë pushimet e tyre verore.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












