Lajme
Kriza ekonomike, shqiptarët braktisin Greqinë
Kriza që ka pllakosur shtetin po i detyron emigrantët t’i kthejnë sytë nga vendi i origjinës, shkruan The Economist
Shqiptarët në Greqi marrin sërish rrugën e shtepisë. The Economist sjellë shembuj familjesh që mendojnë kthimin edhe pse fëmijet e tyre kanë lindur në Greqi e njëri-tjetrit, i flasin në gjuhën e atjeshme.
Të dhënat e fundit të censusit treguan se në Shqipëri jetojnë vetëm 2.8 milionë banorë, disa qindra mijëra më pak nga sa pritej dhe 7,7 % më pak se një dekadë më parë.
1,4 milionë besohet se kanë emigruar në 20 vitet e fundit, më shume se gjysma e tyre drejt Greqisë. Por tashmë të papunë në vendin helen, shqiptarët kanë nisur të kthehen.
Shumë nga burrat punonin në ndërtim dhe ky sektor në Greqinë fqinje, për momentin është pothuajse i ngrirë. Shumë njerëz kanë ikur, të tjerë planifikojnë të largohen, të gjithë flasin për këtë, thotë një mësuese, Valbona Hystuna për të përjavshmen prestigjoze.
Në të kaluarën shumë shqiptarë kanë jetuar e punuar në Greqi ilegalisht, por pjesa më e madhe e tyre tani kanë leje të rregullta qëndrimi. Problemi është se këto leje mund të humbasin kur humbet vendi i punës.
Edhe pse shumica e shqiptarëve janë integruar më së miri në këtë vend, grekët ja u kanë bërë jetën të vështirë, shkruan The Economist duke cituar mësuesen Hystuna.
Artikulli përmend edhe cështjen e remitancave, që sic thotë The Economist, vështirë të maten me saktësi, por të dhënat ekzistuese dëshmojnë rënie të ndjeshme.
Në 2007-ën, emigrantët dërgonin në shtëpi 950 milionë euro. Në 2010-ën, kjo shifër u rrudh në 690 milionë, dhe tremujorin e parë të 2011-ës, shkoi në 475. Në vitin 2009, është e llogaritur që remitancat përbënin deri në 9% të GDP-së.
Por sërish ekonomia, në ndryshim me atë të Greqisë nuk shkoi në recesion. Shumë emigrantë po i transferojnë paratë e tyre në bankat shqiptare, nga frika e asaj cfarë mund të ndodhë nëse Greqia del nga zona e euros.
Madje nga Shqipëria po kthejnë sytë edhe disa kompani greke, që kanë nisur të ngrenë firmat e tyre atje nën drejtimin e shqiptarëve të besuar, të cilet kishin punuar për ta në Greqi.
Deri tani, pasojat e te qenit një ekonomi e vogël e varur në masë të konsiderueshme nga Greqia dhe Italia të goditura nga recesioni kanë qenë negative, por jo shkatërrimtare, përfundon artikulli.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












