Lajme
Kriza ekonomike bartet edhe në Kosovë
Edhe në Kosovë po vërehet një thellim i krizës ekonomike dhe financiare, që është rezultat i mungesës së investimeve të huaja dhe nivelit të lartë të importit
Në anketën e fundit të publikuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Prishtinë (UNDP), i quajtur Pulsi Publik, raportohet për rritje të pakënaqësisë së qytetarëve kosovarë sa i përket orientimit ekonomik. Shumica akuzojnë qeverinë për mungesë strategjie ekonomike.
Sipas kësaj ankete të realizuar në fund të muajit mars dhe në fillim të muajit prill, të cilën e transmeton REL, 74 për qind e të anketuarve janë të pakënaqur me drejtimin aktual ekonomik, ndërsa vetëm 6 për qind janë të kënaqur ose shumë të kënaqur.
Edhe ekspertët e çështjeve ekonomike shprehen të pakënaqur me gjendjen ekonomike në Kosovë. Sipas tyre, rënie të aktiviteteve ekonomike ka në shumicën e vendeve të Evropës.
Mejdi Bektashi është profesor në Universitetin e Prishtinës dhe është një njohës i mirë i zhvillimeve ekonomike. Edhe në Kosovë, sipas tij, gjatë këtij viti po vërehet një thellim i krizës ekonomike dhe financiare, që është rezultat i mungesës së investimeve të huaja dhe nivelit të lartë të importit.
“Problemi nuk është vetëm në ekonominë e Kosovës, tashmë kemi atë reflektimin e krizës evropiane dhe botërore në Kosovë dhe problemi mund të thellohet. Posaçërisht u frikohem shqetësimeve apo problemeve sociale, të cilat mund të paraqiten për shkak të shkallës së lartë të papunësisë”, thotë Bektashi.
Shqetësimet sa i përket aktiviteteve ekonomike, nuk janë vetëm për Kosovën, por ka edhe në rajon dhe Evropë, thotë edhe eksperti tjetër i Ekonomisë, Naim Gashi.
Ai thotë se në këtë kohë, në shumë vende të Evropës ka rënie ekonomike, shkurtim të vendeve të punës, probleme këto nga të cilat nuk mund të anashkalohet as Republika e Kosovës.
Ndryshe, në anketën e UNDP-së, përgjegjësinë për gjendjen e tashme ekonomike në vend, qytetarët ia atribuojnë Qeverisë së Kosovës. Por, Naim Gashi thotë se përveç autoriteteve qeveritare, përgjegjës është edhe komuniteti i biznesit.
“Unë mendoj se fajtor individual në këtë aspekt nuk ka, të gjithë janë nga pak, edhe bizneset, Qeveria, komunat, por edhe donatorë ndërkombëtarë dhe mbështetës të Kosovës, për arsye se kanë disa obligime të dhëna, sa i përket Kosovës dhe duhet t’u përmbahen”, thekson Gashi.
Anketa është zhvilluar me 1290 qytetarë të Kosovës, të të dyja gjinive dhe në të gjitha komunat e Kosovëa. Mostra ka përfshirë 832 shqiptarë, 230 serbë dhe 228 pjesëtarë të komuniteteve tjera që jetojnë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











