Lajme
Kriza e naftës: Rekomandimet e Agjencisë së Energjisë
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) bën thirrje për masa të shpejta për të ulur konsumin si pasojë e krizës së naftës.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka bërë thirrje për masa të shpejta për të ulur përdorimin e karburanteve me krizën e shkaktuar nga lufta në Iran. Rekomandimet përqendrohen tek transporti, i cili, sipas IEA-s, përbën afërsisht 45 përqind të konsumit të naftës. Agjencia thekson se edhe ndryshimet e thjeshta në sjellje mund të kenë një ndikim të shpejtë, prandaj ajo rekomandon ndryshime në sjelljen e shoferëve për të ulur me shpejtësi konsumin: si kufizime shpejtësie, punë nga shtëpia, më pak fluturime.
Edhe një kalim më i madh në transportin publik mund të ulin konsumin e karburantit. Për më tepër, sipas IEA-s, një ulje prej të paktën dhjetë kilometrash në orë e kufizimeve të shpejtësisë në autostrada do të ulte konsumin e karburantit si në transportin e pasagjerëve ashtu edhe në atë të mallrave. Kufizimet e aksesit për makinat në qytetet e mëdha – siç është alternimi midis makinave me targa çift dhe tek – gjithashtu mund të ndihmojnë. Kjo do të zvogëlonte mbingarkesën dhe do të ulte konsumin e karburantit.
Lirohet rezervat strategjike
Agjencia sheh kursime shtesë tek drejtimi më efikas dhe përmirësime në transportin e mallrave dhe shpërndarjes. Më pak fluturime gjithashtu do të ulnin kërkesën për naftë gjatë krizës. IEA rekomandon masa efikase të drejtuara sakte, jo aq subvencione të zgjeruara shtetërore, këtë e kanë treguar krizat edhe në të shkuarën.
Në të njëjtën kohë, agjencia thekson se vendet e saj anëtare kanë filluar tashmë të lirojnë rezervat strategjike të naftës. Rezervat e liruara do të “përbëhen kryesisht nga nafta bruto”, me kontribute nga Evropa “kryesisht në formën e produkteve të rafinuara”, njoftoi IEA. Organizata vendosi një javë më parë të lirojë 426 milionë fuçi naftë nga rezervat e saj të emergjencës për të zbutur rritjen e çmimeve të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme./DW
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












