Bota
Kritikohen planet e Greqisë për ndryshime në ligjin e azilit
Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe agjencitë humanitare kanë kritikuar ashpër planet e qeverisë greke për të forcuar procedurat e azilit.
Organizatat Amnesty International, Human Rights Watch dhe Mjekët Pa Kufij thanë se ndryshimet e propozuara do të kufizojnë të drejtën e migrantëve për të kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në Bashkimin Evropian.
Shumica e migrantëve që arrijnë në Greqi largohen nga luftërat në Siri, Irak dhe gjetkë, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet greke po përpiqen të përballojnë një rritje të mprehtë të numrit të migrantëve në ishujt e saj lindorë.
Kampet e financuara nga BE-ja në Greqi janë të mbipopulluara dhe në shumë raste janë shënuar incidente të dhunshme dhe viktima.
Ndryshimet e propozuara do të votohen në parlamentin e Greqisë gjatë kësaj jave.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













