Integrimi
Krishtlindjet, të bukura edhe për ata që nuk i festojnë
Bujar Memeti: Ne, për çdo vit e vendosim në banesë një bredh të stolisur. Këtë nuk e bëjmë për krishtlindje por për Vitin e Ri
Në prag të festës më të bukur të botës së krishterë, Krishtlindjeve. Atmosferë ngazëlluese gjithandej, rrugë të zbukuruara me drita vezulluese, ngjyra të larmishme, zëra gazmorë… Dhe, gjithsesi ethet e blerjes së dhuratave, gëzimi që ndahet me njerëzit më të dashur përmes dhurimit të tyre.
Por çka bëjnë ata që jetojnë në Zvicër, por nuk e njohin traditën e krishtlindjeve, si i përjetojnë ata këto ditë shpirtërimi? Ose, si u përgjigjet prindi fëmijëve që vijnë nga shkolla dhe i pyesin “përse Fritzi ose Jessica, Sarah apo Marku kanë marrë këtë e këtë dhuratë nga prindërit dhe ne jo?!”
Një përpjekje interesante për të zbërthyer një situatë të ngjashme e ka bërë gazeta “Zürcher Oberlander” (ZO), duke portretuar një shqiptar të besimit mysliman, i cili u përgjigjet pyetjeve për mënyrën se si ai e përjeton atmosferën e Krishtlindjeve në Zvicër.
Ai quhet Bujar Memeti, është futbollist i Fc Glattfelden, që luan në Ligën e tretë të Zvicrës. Nga Kosova ka ardhur në moshën 6 vjeçare.
ZO: Jeni rritur në Zvicër si mysliman. Bredhat e krishtlindjeve dhe dhuratat e mbështjella me letra me ngjyra, këtu janë të gjithëpranishme gjatë kohës së Krishtlindjeve. A kanë ato vend edhe në familjen Memeti?
Memeti: Ne, për çdo vit e vendosim në banesë një bredh të stolisur. Këtë nuk e bëjmë për krishtlindje por kur e festojmë Vitin e Ri. Unë i njoh disa familje tjera myslimane, te të cilat kjo është traditë. Por, dhurata (për Krishtlindje), natyrisht, te ne nuk ka.
ZO: Si ka qenë për ju, si djalë i vogël kur fëmijët tjerë ju kanë treguar për dhuratat që kanë marrë?
Memeti: Në të vërtetë aspak keq. Nuk e kam ndjerë ndonjëherë mungesën e dhuratave. Babai më ka mësuar se ekzistojnë religjione dhe tradita të ndryshme. Kështu, dhuratat kanë qenë pjesë e festës te familjet tjera por jo edhe te ne. Por prandaj ne na e kanë kompensuar këtë mungesë për ditëlindje me shumë dhurata të bukura (qeshet).
Dy mbesat e mia të vogla, që po rriten këtu, natyrisht, nuk munden të kuptojnë diçka të tillë. Prandaj jemi duke u menduar, nëse ne, megjithatë do të duhej tu dhuronim atyre ndonjë dhuratë të vogël.
ZO: Së paku nga 11 shtatori 2001, myslimanët në pjesën më të madhe të botës ndodhen në një gjendje të rëndë. A ka ndryshuar ndonjë gjë kjo gjendje edhe për ju, në Zvicër?
Memeti: Në përditshmëri ose në qasjen personale me njerëzit, jo. Unë nuk jam sharë ende ndonjëherë nga dikush si shqiptar. Por, mua më prek kur të gjithë shqiptarët e Kosovës hidhen në një thes, si kriminelë. Kjo, për arsye se unë për shembull, jam i kujdesshëm, punoj këtu dhe u përmbahem rregullave ashtu si dhe shumë kosovarë tjerë.
ZO: Shumë fëmijë gjatë këtyre ditëve lënë në pezulin e dritares pusullat ku i kanë shkruar dëshirat për dhuratat e krishtlindjeve. Çfarë dhurate do të shkruaje ti në pusullën tënde?
Memeti: Unë dëshiroj që patjetër të takoj një herë idhullin tim të madh, Zinedine Zidane dhe të bëj një stërvitje bashkë me të.
Votoni në sondazhin tonë në lidhje me festat e fundvitit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










