Lajme
Krishtlindja ortodokse, si dhe pse kremtohet më 7 janar
7 janari është Dita e Krishtlindjes për Kishat katolike lindore dhe Kishat ortodokse, që ndjekin kalendarin julian. Ky ndryshim nisi që kur Kisha ortodokse në Evropën Lindore nuk e pranoi reformën e kalendarit gregorian të vitit 1582. Kështu dita tradicionale e 25 dhjetorit u shty dy javë më pas.
Ku festohet?
Festohet në Lindjen e Mesme, por edhe në kishën katolike greko-ukrainase. E festojnë edhe të krishterët ortodoksë, që jetojnë në Rusi, Bjellorusi, Serbi, Kroaci, Maqedoni të Veriut e të tjerë. E veçantë situata në Egjipt, ku katolikët e Kairos e të Aleksandrisë, me provincat përkatëse, e kremtojnë lindjen e Krishtit më 25 dhjetor, ndërsa ata që jetojnë në Egjiptin e Epërm, e kremtojnë më 7 janar, njëherësh me ortodoksët.
Pse u zgjodh 7 janari?
Duhet pasur parasysh se në vitin 1582 Papa Gregori XIII vendosi ta modifikonte kalendarin e vjetër, vepër e Jul Çezarit, që u quajt “julian” pikërisht për nder të Perandorit. Në të u shlyen ditët ndërmjet 5 e 14 tetorit 1582 e kështu 25 dhjetori u bë 7 janar. Disa ortodoksë e pranuan ndryshimin; Greqia, për shembull, e kremton Krishtlindjen në të njëtën datë me katoklikët.
Si kremtohet?
Sipas traditës, Krishtlindja ortodokse paraprihet nga një periudhë agjërimi e lutjeje prej 40 ditësh. Nuk është agjërim i plotë: hahet peshk të mërkurën e të premten. Për Krishtlindje ofrohen qirinj e kokrra gruri në bulim. Natën e festës agjërimi është më i rreptë: hahen vetëm kokrra gruri e fruta, shkruan KosovaPress.
Agjërimi përfundon zakonisht në Kishë, me meshën solemne të mesnatës. Sapo përfundon lutja, besimtarët këndojnë himnin e Krishtlindjes e, në qendër të Kishës, sillet ikona e festës: një qiri i madh, simbol i Kometës. Në këtë çast agjërimi merr fund e besimtarët marrin bukën e bekuar.
Në ndryshim nga Kisha katolike, në viset ortodokse nuk bëhet Shpella e Betlehemit, por vetëm Bredhi i Krishtlindjes. Traditat e tjera ndryshojnë sipas vendeve. Në Greqi fëmijët nuk i marrin dhuratat nga Plaku i Vitit të Ri, por nga Shën Bazili. Në Rusi, gjatë darkës hahet mjalt e hudhra, simbol i ëmbëlsisë, por edhe i idhtësisë së jetës.
Kalendari gregorian u vendos në Shqipëri në dhjetor te vitit 1912. Kisha ortodokse nuk e përdor Kalendarin gregorian për llogaritjen e Pashkëve, prandaj Pashkët katolike dhe ato ortodokse nuk kremtohen në të njëjtën ditë./Euronews
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










