Lajme
‘Kriminel lufte’, komenti i Biden mbi Putin quhet “i pafalshëm” nga Kremlini
Presidenti amerikan, Joe Biden, e quajti presidentin Vladimir Putin një “kriminel lufte” për herë të parë, pasi forcat ruse goditën edhe një herë civilë në pushtimin e tyre të Ukrainës.
Biden bëri komentin në përgjigjen e tij ndaj një gazetari, i cili e pyeti nëse mendonte se Putin po kryente krime lufte.
“Po, mendoj se ai është një kriminel lufte”, u shpreh Biden. Këtë Kremlini e quajti një retorikë të pafalshme.
Më herët gjatë ditës së mërkurë Biden nënshkroi një paketë të re ndihme prej 800 milionë dollarësh, duke e çuar shumën totale të kontributit amerikan në Ukrainë në 1 miliard dollarë.
Një element kyç është ndihma që po i jepet Ukrainës për të marrë një sistem mbrojtjeje ajrore me rreze të gjatë veprimi dhe akses ndaj dronëve për herë të parë.
Megjithatë nuk ka pasur asnjë premtim për vendosjen e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, pavarësisht apelit të drejtuar Kongresit të SHBA-së nga Presidenti Volodymyr Zelenski.
“Vendosja e një zone ndalim fluturimi mbi Ukrainë në mënyrë që të shpëtohen jetë njerëzish, a është shumë për të kërkuar? Një zonë humanitare ndalim fluturimi është një kusht nën të cilin Rusia nuk do të mund të terrorizojë qytetet tona paqësore çdo ditë dhe çdo natë.
Në Moskë, presidenti Putin paralajmëroi rusët kundër rusëve properëndimorë.
“Perëndimi kolektiv po përpiqet të përçajë shoqërinë tonë, duke spekuluar mbi humbjet ushtarake, për pasojat socio-ekonomike të sanksioneve – për të provokuar një konfrontim civil në Rusi dhe, duke përdorur kolonën e tij të pestë, përpiqet të arrijë këtë qëllim. Dhe, synimi i tyre është një, e kam thënë tashmë këtë, shkatërrimi i Rusisë”, tha Putin.
Kritikët e Putinit thonë se fjalimi i tij ishte një paralajmërim i ashpër për një valë të re represioni ndaj atyre që kundërshtojnë regjimin e tij./Euronews
E-Diaspora
-
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane Kosova dhe Gjermania bashkëpunojnë për dy ekstradime ndërkombëtare... -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale














