Lajme
Krimi që tronditi Australinë, dalin detajet e reja
Verën që lamë pas, një ngjarje e rëndë i tronditi të gjithë; Petrit Lekaj me origjinë nga Shkodra vrau me thikë vajzën e tij, Sabrinën 20-vjeçare, në Adelaide të Australisë
Ai është paraqitur në gjykatë dhe ka dhënë detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen. Fillimisht Lekaj u shpall fajtor nga Gjykata Supreme e Australisë së Jugut, gushtin e shkuar, ndërsa dënimi përfundimtar për të do të jepet javën e ardhshme.
Në gjykatë mësohet se Lekaj ka thënë se i kërkoi vajzës për të darkuar së bashku, por me vete mori dhe një thikë. Gjatë rrugës, në një moment, burri ndaloi makinën dhe filloi që t’i kërkonte llogari vajzës për jetën e shthurur të natës dhe për përdorimin e drogave reactive, përcjell albinfo.ch.
Lekaj është shprehur se e mori thikën për të trembur dhe kërcënuar vajzën e tij Sabrina. Në debat e sipër ai e tërhoqi atë me forcë nga pantallonat dhe e goditi me një thikë në stomak, ndërsa vajza e shihte e tmerruar nga dritarja e pasagjerit.
Ndërkohë që vajza bërtiste dhe thërriste për ndihmë, në atë moment ai u fut në ulësen e pasme, i mbuloi gojën me duar që të mos dëgjoheshin të bërtiturat dhe e goditi me thikë shtatë herë të tjera.
Pas vrasjes, shqiptari u gjet pranë vajzë së tij të ndjerë me plagë të rënda në zonën e barkut dhe u dërgua menjëherë për t’u trajtuar në Royal Adelaide Hospital, shkruan Daily Mail.
Ndërkaq Lekaj nuk ishte një emër i panjohur për policinë australiane. Në gusht të vitit 1996 ai është burgosur si pjesëtar i një rrjeti që merreshin me shitjen e lëndëve narkotike. 49-vjeçari për këtë ngjarje është dënuar dy vite burg, pasi periudha e tij minimale për të mos fituar lirinë ishte një periudhë prej dy vitesh e gjysmë. Megjithatë gjykata vendosi që dënimi të konvertohej vetëm në gjashtë muaj.
Në vitin 2007, Lekaj është dënuar dhe është gjobitur me një gjobë prej 200 dollarësh për posedim të lëndëve narkotike të llojit “Kanabis”.
Ai gjithashtu mori dhe një gjobë tjetër prej 100 dollarësh për ruajtje dhe fshehje të municioneve luftarake. Dy vite më vonë, babai i së ndjerës u gjobit me 900 dollarë pasi u zbulua se kishte kultivuar një sasi të caktuar kanabis, si dhe posedim të pajisjeve të drogës, shkruan Daily Mail.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










