Lajme
Kreu i qeverisë së Valisit kapet në restorant, përkundër masave të bllokimit
Kjo ka ndodhur në fund të shkurtit - megjithëse baret dhe restorantet aktualisht ende nuk lejohen për të pritur mysafirë
Restorantet në gjithë Zvicrën vazhdojnë të jenë të mbyllura, por presidenti i Kantonit të Valisit, Christophe Darbellay, (CVP) duket se nuk i merr shumë seriozisht kufizimet e vendosura për mbrojtje nga korona.
Siç raporton gazeta zvicerane frëngjishtfolëse “La Liberté”, Darbellay dhe kolegu i tij nga qeverita kantonale, Roberto Schmidt, kanë darkuar në një restorant që zyrtarisht ishte i mbyllur në Conthey (VS). Kjo ka ndodhur në fund të shkurtit – megjithëse baret dhe restorantet aktualisht ende nuk lejohen për të pritur mysafirë.
Ishte një takim privat dhe ne të katër darkuam në një dhomë bosh, thotë Darbellay, duke arsyetuar veten. Ndërsa për gazetën “Tages-Anzeiger”, Roberto Schmidt shkon në detaje: Ishte një takim me një simpatizant që gostiti ministrat kantonalë në restorantin e tij të mbyllur.
“Ne nuk e dinim që ai kishte restorant dhe ishim të befasuar kur na shërbeu drekën pas bisedës, e cila nuk ishte planifikuar dhe as dakordësuar”, thotë Schmidt, transmeton albinfo.ch. Ata vetëm më pas kuptuan se gruaja e simpatizantit kishte përgatitur ushqimin dhe prandaj nuk deshën të refuzonin mikpritjen spontane.
Por, ata duhej ta kishin ditur patjetër se: Sipas kërkesave ligjore, atyre u lejohej të hanin në restorant vetëm nëse pronari jetonte në të njëjtën ndërtesë – gjë që në këtë rast nuk ishte kështu, siç ka sqaruar vetë Schmidt. Por kjo u kuptua vetëm pastaj, duke parë në retrospektivë, thotë Schmidt, i penduar për incidentin.
Si do të reflektohet kjo në votimet që do të mbahen të dielën
Ky rast bën bujë në Zvicrën perëndimore, edhe për faktin se nga ky kanton kanë qenë më të fuqishëm zërat drejtuar Këshillit Federal për të ndërmarrë veprime për tarracat e hapura të restoranteve. Vetë kantoni ka zbatuar në mënyrë rigoroze kriteret e koronës – dhe madje ka raportuar një operator restoranti, sepse ai i kishte shërbyer mysafirëve.
Incidenti nuk besohet se do të ketë ndonjë pasojë ligjore për dy ministrat. Por ai për Darbellay dhe Schmidt, vjen në një kohë të papërshtatshme: Sepse të dielën Kantoni i Valisit zgjedh qeverinë e vet kantonale. Për dy të përmendurit nuk paraqitet probleatike vetëm çështja e rizgjedhjes, por edhe e mbrojtjes së shumicës historike të CVP në qeveri së bashku me kandidatin Serge Godin.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










