Lajme
Kreu i Pfizer: “Fundi i pandemisë, çështje kohe”
Në Greqi mbërritën nga dogana e Promahones me Bullgarinë kamionët me 9000 dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit, kreu ekzekutiv i kompanisë Pfizer Albert Bourla, në një intervistë për kanalin publik të Greqisë ERT ka theksuar se fundi i pandemisë është çështje kohe, pasi sipas tij, mjekët kanë në duar tashmë një mjet efikas, vaksinën kundër Covid-19, përcjell albinfo.ch.
“Ne gjithmonë themi se të duhet fat për të arritur diçka kaq të vështirë. Por zhvillimi i vaksinës nuk ishte fat. Ishte një përpjekje e përcaktuar. Njerëzit e dinin se çfarë ata po bënim u përballem me mijëra problem dhe u desh ti zgjidhnim te gjitha këto probleme kur ato u shfaqën”, tha Albert Bourla, Kryetari dhe Drejtori Ekzekutiv i Pfizer.
Po ashtu, Albert Bourla ka bërë thirrje se njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë të mbajnë maskat deri në rikthimin në normalitet, të respektojnë masat e specialistëve, ndërsa ka nënvizuar se është thuajse i bindur se vaksina e kompanisë së tij është efikase edhe ndaj variantit të ri të koronavirusit që u zbulua në Britaninë e Madhe.
“Besoj se do të duhet pak kohë për të kuptuar se sa i rrezikshëm është ky lloj i ri i virusit që është zhvilluar. Lidhur me vaksinat, unë jam optimist,por i kujdesshëm , duke thënë se ato do të jenë po aq efektive për këtë lloj virusi, por nuk e dimë ende ne këto momente. Kam parë të dhëna që më bëjnë të them se jam optimist,por I kujdesshëm . Por ne do të kemi të dhëna përfundimtare brenda dy javësh nëse vaksinat janë njësoj ose edhe me efikase”, tha Albert Bourla, Kryetari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer.
Sipas Bourlës Greqia do të marre rreth 2 mln nga sasia prej 200 mln vaksinash që ka blerë BE tek kompania Pfizer e cila ka vendosur që të zgjerojë zyrat e saj në Selanik për të ofruar shërbime në gjithë rajonin duke punësuar edhe 350 persona të tjerë përveç atyre që ishin planifikuar në fillim të investimit për një qendër dixhitale kërkimore në këtë qytet që është edhe vendlindja e zotit Bourla.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” Melisa Leka, aktorja shqiptare që po mahnit publikun me rolin e saj në “Dark Side of... -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










