Lajme
Kreu i Marinës Gjermane jep dorëheqjen pas deklaratës mbi konfliktin Rusi – Ukrainë
Inspektori i Marinës Gjermane me deklaratën e tij lidhur me konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës ka shkaktuar irritim të madh. Si rrjedhojë zëvendësadmirali Kay-Achim Schönbach u zevëndësua "me kërkesën e tij".
“I kam kërkuar ministres së Mbrojtjes të më lirojë nga detyrat dhe detyrimet si inspektor i Marinës me efekt të menjëhershëm”, deklaroi Kay-Achim Schönbach.
„Deklarimet e mia të pamenduara lidhur me politikën e sigurisë dhe atë ushtarake rëndojnë mjaft postin tim”, e argumentoi vendimin e tij për dorëheqjen zëvendësadmirali. “Për të shmangur dëmin e mëtejshëm për Marinën Gjermane, Bundeswehr-in, e në radhë të parë për Republikën Federale të Gjermanisë, unë e konsideroj të nevojshëm këtë hap”.
Ministrja socialdemokrate e Mbrojtjes, Christine, e pranoi kërkesën për dorëheqje të 56-vjeçarit, njoftoi zëdhënësi i ministrisë të shtunën në mbrëmje (22.01). Deri në vendimin për zgjedhjen e pasuesit, Marina Gjermane do të drejtohet nga zëvendësi i deritanishëm i Schönbach-ut, kontra-admirali Jan Christian Kaack.
“Krimeja është e humbur”
Schönbach gjatë një raundi bisede Think Tanks në Indi ka thënë se gadishulli i Krimesë i aneksuar më 2014 nga Rusia është i humbur për Ukrainën. “Krimeja ka marrë fund, s’kthehet më, ky është fakt”. Një regjistrim me video i kësaj bisede është përhapur në internet. Schönach hodhi poshtë edhe frikërat se Kremlini planifikon ndërkohë një ndërhyrje në vendin fqinj. Që Rusia do të përvetësojë territor ukrainas, kjo është „absurde”.
Njëkohësisht kreu i marinës ka shprehur mirëkuptim për presidentin rus Vladimir Putin. “Ajo çfarë Putin kërkon vërtet është respekti si i barabartë. Dhe – o Zot – të respketosh dikë, nuk kushton aspak, nuk kushton asgjë. Pra nëse më pyesni mua: Eshtë e lehtë t’i japësh atij respektin, që kërkon, dhe me sa duket ai edhe e meriton këtë”.
Ministria e Mbrojtjes në Berlin u distancua prej deklaratave të Schönbach-ut. Ato „nuk i përgjigjen kurrsesi as në përmbajtje dhe as në përzgjedhjen e fjalëve pozicionit të Ministrisë së Mbrojtjes”. Kryetarja e Komisionit parlamentar të mbrojtjes në Bundestag, liberal-demokratja Marie-Agnes Strack-Zimmermann, theksoi: “Zëvendësadmirali Schönbach me deklarimet e tij ka vënë në pikëpyetje strukturën europiane të sigurisë dhe të drejtën ndërkombëtare. Dorëheqja e tij është logjike”.
“Zhgënjim i thellë”
Ministria e Jashtme e Ukrainës për këtë arsye i shprehu shqetësimin ambasadores gjermane në Kiev, Anka Feldhusen. Deklaratat e Schönbach-ut janë „të prapranueshme”. Më parë ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba, kishte shprehur zemërimin e tij që qeveria gjermane nuk do të furnizojë armë në Ukrainë. “Ne shprehim zhgënjimin tonë të thellë për pozicionin e qeverisë së Gjermanisë lidhur me mosgarantimin për furnizimin me armë në Ukrainë”.
Rusia javën e kaluar grumbulloi mbi 100.000 ushtarë në kufirin ukrainas. Qeveria në Moskë i përgënjeshtron planet për ndërhyrje. Ajo kërkon nga NATO garanci për sigurinë si dhe anulimin e pranimit të Ukrainës në aleancë. Perëndimi e refuzon këtë kërkesë dhe deklaron se ndërhyrja e trupave ruse në Ukrainë mund të ketë pasoja të rënda politike dhe ekonomike./DW
E-Diaspora
-
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone Ambasadori i Shqipërisë, Dritan Tola, theksoi rolin e rëndësishëm të diasporave si ura bashkëpunimi ekonomik dhe... -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit -
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal”
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi












