Tematike
Kreu i bankës Credit Suisse shkel rregullat e karantinës, pastaj e padit veten!
Avokatët e tij shkruajnë, si vijon: "Z. Antonio Horta-Osório ka paraqitur një raport vullnetar (vetëpaditje) për shkak të një shkeljeje të mundshme..."

Presidenti i bankës së dytë më të madhe të Zvicrës, Credit Suisse, António Horta-Osório, ka shpërfillur detyrimin dhjetëditor të karantinës, pasi është kthyer nga Britania e Madhe më 28 nëntor.
Banka në fjalë ka konfirmuar shkeljen për agjencinë e lajmeve AWP, pasi “Blick” ka raportuar për të.
Sipas artikullit, pas mbërritjes së tij në Cyrih, Horta-Osório (me shtetësi portugeze) pyeti nëse do të lirohej nga karantina dhjetëditore apo nëse të paktën mund të shkurtohej qëndrimi në karantinë, transmeton albinfo.ch. Por, sikur kantoni, ashtu edhe Qeveria federale thanë qartë se nuk kishte mundësi.
Por presidenti i CS nuk i është përmbajtur sugjerimit që i është bërë. Në vend të kësaj, ai ka dalë nga shtëpia e tij të mërkurën e kaluar dhe ka hipur në një avion privat për në Gadishullin Iberik. Ndërkohë ai ka fluturuar dhe ndodhet në Nju Jork, ku banka do të mbajë një mbledhje të bordit të drejtorëve të enjten.
Pas zbulimit të rastit, Horta-Osório ka kërkuar falje dhe ka premtuar se diçka e tillë nuk do të përsëritet më.
Por, sa e besueshme është kjo deklaratë? Pse udhëtimi në një vend të tretë për dikë duhet të jetë më pak problem sesa të shkosh në zyrë?
Sidoqoftë, shefi i bankës së madhe është kujdesur që në fund të lë një përshtypje të mirë. Siç njofton blick.ch, avokatët e tij i kanë shkruar redaksisë, si vijon: “Z. Antonio Horta-Osório ka paraqitur një raport vullnetar (vetëpaditje) për shkak të një shkeljeje të mundshme sipas nenit 83 të Ligjit të epidemisë”, përcjell albinfo.ch. Neni përfshin “shkeljen e rregullave për hyrjen ose daljen” ose “shmangien e karantinës apo izolimit të urdhëruar”. Kushdo që e shkel atë nga pakujdesia, mund të gjobitet deri në 5000 CHF.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut Ngjarja do të prezantojë një përzgjedhje të pasur veprash nga artistë shqiptarë të frymëzuara nga...
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri