Kosova
Krerët shtetërorë të Kosovës, homazhe para shtatores së Zahir Pajazitit
Në 28 vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.
E para shtetit i quajti lajmëtarë të lirisë dhe inspirues të brezave të UÇK-së. Osmani tha se puna me përkushtim ndaj shtetit, është nder për secilin hero që dha jetën për Kosovën.
“Nderojmë sot trimërinë dhe guximin e heroit, Zahir Pajaziti, i cili me bashkëluftëtarët Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, u bënë lajmëtarët e lirisë sonë, të cilët jo vetëm dhanë jetën për lirinë e Kosovës por në të njëjtën kohë inspiruan edhe breza të tërë të UÇK-së që t’i bashkohen luftës sonë çlirimtare dhe të luftojnë për Kosovën, për popullin e saj, për lirinë e kësaj toke deri në çlirimin përfundimtar i cili erdhi në qershor të vitit 1999”, tha Osmani, raporton Ekonomia Online.
“Ideali për të cilën luftoi Zahir Pajaziti me shokë, duhet të na shërbejë sidomos në ditët e sotme, sepse liria e sovraniteti nuk janë të mirëqena, ato vazhdimisht duhet të mbrohen e të mirëmbahen, prandaj duke punuar çdo ditë me përkushtim ndaj shtetit tonë e ndaj interesave të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, ne i bëjmë nderë secilit hero që e dha jetën për Kosovë, përfshirë edhe heroin Zahir Pajaziti”, u shpreh Osmani.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kabinetin e tij qeveritar ka bërë homazhe sot(e premte) pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në 28 vjetorin e rënies së tij dhe Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës.
Më 31 janar të vitit 1997 në një prit të organizuar u ndeshën pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat armike serbe në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
Tre strategët e UÇK-së, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha bien heroikisht në luftime me forcat serbe derisa ishin duke udhëtuar nga Prishtina drejtë Vushtrrisë.
Prita ndaj tyre ishte ngritur pasi që ishte zbuluar aktiviteti dhe grupi i tyre.
Gjithashtu edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me pjesëtarë të tjerë të subjektit që drejton, kanë bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, i cili ra në altarin e lirisë 28 vite më parë, bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.
“I përjetshëm është kujtimi për tre luftëtarët e orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u bënë burim frymëzimi për brezat pasues të çlirimtarëve në përmbushjen e misionit të popullit tonë për liri e pavarësi”.
“Lavdi veprës dhe sakrificës emblematike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës!”, ka thënë PDK.
Ndërkohë, kryetari Përparim Rama ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti, në përvjetorin e rënies së tij.
Ai do të ndajë mirënjohje për familjet Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha për kontributin e dhënë në çlirimin e vendit.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










