Kosova
Krerët e UÇK-së i shkruajnë letër trupit gjykues në Hagë, kërkojnë paanshmëri
sh-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë kërkuar nga trupi gjykues në Gjykatën Speciale, që ta ruajë paanshmërinë dhe të mos mbajë anën e Prokurorisë. Përmes një letre drejtuar trupit gjykues, ata kanë thënë se janë shkelur të drejtat e të akuzuarve për gjykim të paanshëm dhe tribunal të pavarur.
Avokatët e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, ua kanë nisur një kërkesë gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Në kërkesën e publikuar në faqen zyrtare të Speciales, avokatët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit kanë kërkuar nga gjyqtarët që mos t’ia mbajnë anën Prokurorisë Speciale, por të jenë të paanshëm në zbardhjen e së vërtetës.
Sipas letrës 10 faqëshe të avokatit Luka Misetiq, Rodney Dixon, Geoffrey Roberts dhe Venkatesëari Alegandra, në hyrje thuhet se: “Është thelbësore që trupi gjykues jo vetëm që duhet të ushtrojë funksionet e tij në mënyrë të paanshme, por po ashtu duhet të sigurojë edhe shfaqjen e paanshmërisë. Marrja në pyetje nga gjyqtarët po çon përpara çështjen e Prokurorisë ose një çështje gjyqësore të ngjashme me të, duke marrë rolin që normalisht do të luante Prokuroria dhe duke dështuar në sqarimin ose eksplorimin e ndonjë informacioni shfajësues. Prandaj, mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kërkon nga trupi gjykues që të ndërmarrë hapa për të siguruar pamjen e paanësisë dhe për të kufizuar paragjykimet ndaj mbrojtjes gjatë marrjes në pyetje gjyqësore”.
Mbrojtja e të akuzuarve ka shprehur shqetësimet e mëhershme të shpalosura para trupit gjykues për këtë çështje. Sipas tyre, dokumentet që janë pranuar si prova gjatë dëshmive të dëshmitarëve të Prokurorisë, tregon se në këtë çështje ka mungesë të paanshmërisë.
Një çështje tjetër që katërshja ka përmendur në letrën drejtuar Speciales, thuhet se në shumë raste, gjyqtarët kanë bërë më shumë pyetje se vetë mbrojtja.
“Deri më 11 nëntor 2024, marrja në pyetje nga gjyqtarët ka zgjatur 71 orë 36 minuta e 34 sekonda, që përbën 13 ditë kohë gjyqësore, ose më shumë se një bllok të tërë provash, pa marrë parasysh këtu kohën e nevojshme për marrje në pyetje shtesë pas marrjes në pyetje gjyqësore. Prandaj, sipas tyre, koha e përdorur për marrjen në pyetje gjyqësore tejkalon kohën e përdorur nga tre nga katër ekipet e mbrojtjes.
Avokatët vlerësojnë se koha që u kushtohet pyetjeve gjyqësore është shumë e konsiderueshme dhe po ndikon në zhvillimin e shpejtë të këtyre procedimeve.
Mbrojtja e katërshes ka vlerësuar se në bazë të kohës që janë parashtruar pyetjet për dëshmitarët, del se gjyqtarët e kësaj gjykate po ia mbajnë anën Prokurorisë së Specializuar.
“Marrja në pyetje gjyqësore po krijon përshtypjen se Paneli nuk e sfidon rastin e Prokurorisë, përkundrazi po përdor pjesën më të madhe të kohës dhe po e drejton shumicën e pyetjeve drejt temave fajësuese, duke krijuar përshtypjen e qartë se prezumimi i pafajësisë së të akuzuarit nuk është duke u respektuar. Mënyra dërrmuese e njëanshme në të cilën është kryer marrja në pyetje gjyqësore në këtë gjykim ka krijuar vetë kuptimin e njëanshmërisë që Kolegji i Apelit e citoi shprehimisht si kufizim në marrjen në pyetje gjyqësore, dhe ka shkelur të drejtat e të akuzuarit për gjykim të pavarur dhe gjykatë të paanshme.
Të akuzuarit, përmes avokatëve kërkojnë nga paneli që të marrë parasysh kritikat e tyre dhe të marrë masa që secili anëtar I panelit të veprojë jo vetëm në mënyrë të paanshme, por të përpiqet të krijojë pamjen e paanshmërisë gjatë parashtrimit të pyetjeve drejtuar dëshmitarëve.
E-Diaspora
-
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike Spitali Whittington dhuron manuale për trajtimin e gjendjeve kritike Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë... -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani -
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë,
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











