Kosova
Krerët e shtetit bënë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”
Osmani, Konjufca e Kurti, homazhe në Prekaz
Në nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e para e vendit, e shoqëruar nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti shkuan te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, përcjell albinfo.ch.
Në Prekaz shkoi edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Për nder të shtetësisë së Kosovës, mbi sheshet e Prishtinës u lëshuan edhe parashuta me flamujt shtetërorë, e krahas tyre edhe flamuri kombëtar.
Sot në orën 11:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne për nder të ditëlindjes së 140të të pavarësisë së Kosovës.
E në orën 12:00 në sheshin “Nënë Tereza” do të bëhet parakalimi i kuadrateve të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës. Paraprakisht do të ketë fjalime nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputeë nga gjithsej 120, Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Deklarata e pavarësisë së Kosovës dhe shpallja e pavarësisë ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa president atë kohë ishte, Fatmir Sejdiu.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












