Lajme
Kremtohet angazhimi i 150 shqiptaro-amerikanëve në policinë e Nju-Jorkut
“Sot jemi 150 policë shqiptarë në Nju Jork"
Është bërë e ditur se në policinë e Nju-Jorkut shërbejnë rreth 150 shqiptarë, të cilët kanë edhe shoqatën e tyre të quajtur “Illyria”.
Ata kremtuan angazhimin e tyre për ruajtjen e rendit në qytetin më të madh të Amerikës, të mbledhur në mjediset e Departamentit të Policisë së Nju-Jorkut.
Po ashtu, në këtë tubim u ndanë edhe çmime për policët më të dalluar të vitit.
“Ky çmim më bënë shumë krenar, jo vetëm për shqiptarët e grupit ‘Illyrian Society’, por është një çmim i madh dhe një simbol i mirë ta kesh”, tha për Zërin e Amerikës Amir Pali, pjesëtar i Policisë së Nju-Jorkut.
Siç njofton Zëri i Amerikës, ata thanë se angazhimi i shqiptaro-amerikanëve ia shton vlerat policisë amerikane.
Para 15 vjetësh, vetëm 20 shqiptaro-amerikanë ishin pjesë e policisë së Nju-Jorkut.
Ceremonia e shqiptaro-amerikanëve u organizua në kuadër të aktiviteteve të komunitetit shqiptaro-amerikan me rastin e 107-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
I themeluar më 23 maj të vitit 1845, Departamenti i Policisë së Nju-Jorkut është departamenti më i vjetër dhe më i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tani numri i tyre është shumëfishuar.
“Sot jemi 150 policë shqiptarë këtu. Jemi lidhur bashkë të formojmë grupin ‘Illyrian Society’ që ta mbajmë në mend dhe ta ndihmojmë njëri tjetrin çdo ditë. Krenari e madhe është që jemi shqiptarë, që po festojmë sot këtu sepse familjet na mësuan, të flasim shqip, që ne jemi shqiptarë dhe të vdesim shqiptarë”, tha për Zërin e Amerikës, Lutfi Dalipi, kapiten në Policinë e Nju Jorkut.
Po ashtu në aktivitetin e parë të organizuar në selinë qendrore të policisë së Nju-Jorkut nga shoqata “Illyria” foli edhe komisionieri i policisë së Nju Jorkut, James O’Neill.
“Faleminderit për punën tuaj në ruajtjen e sigurisë në qytet. Ndërsa familjarët që janë këtu sonte, faleminderit për mbështetjen tuaj, sepse pa këtë mbështetje, puna do të ishte e pamundur. Sa herë që të afërmit tuaj në uniformë lënë shtëpinë, ju luteni që ata të kthehen shëndosh e mirë nga detyra. Faleminderit që jeni këtu. Ndërsa burrat dhe gratë në uniformë, faleminderit për punën që bëni çdo ditë. Ju e ndryshuat qytetin”, tha në fjalimin e tij Komisioneri i Policisë së Nju Jorkut, James O’Neill.
I pranishëm në tubim ishte edhe shqiptari i parë që mori titullin kapelan në Policinë e Nju-Jorkut, imam Tahir Kukaj. Ai tha se angazhimi i shqiptarëve në ruajtjen e rendit në Nju-Jork ia shton vlerat policisë së qytetit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










