Shqipëria
Kremtime në Romë për 100-vjetorin e themelimit të Eparkisë arbëreshe të Ungrës
Javën që vjen në Romë do të organizohen takime, kremtime e programe kushtuar jubileut të 100-vjetorit të themelimit të Eparkisë (dioqezës) arbëreshe të Ungrës, themeluar me Kushtetutën Apostolike “Catholici fideles” të Papës Benedikti XV, më 13 shkurt 1919.
Aktivitetet do të fillojnë ditën e shtunë, më 25 maj, në orën 12.00, në Vatikan, me një audiencë të veçantë të Papa Françesku me besimtarët e klerin arbëresh të Eparkisë së Ungrës dhe të gjithë arbëreshët e shqiptarët, përcjell albinfo.ch.
Eparkia a Dioqeza arbëreshe e Ungrës gjatë shekujsh pati luajtur një rol vendimtar, sepse ruajti rrënjët dhe identitetin e komunitetit shqiptar (arbëreshëve) që emigruan në Itali që në periudhën e pushtimit të Shqipërisë e të trevave shqiptare nga otomanët.
Quhen arbëreshë, pasi në kohën kur u larguan nga Shqipëria, ajo quhej Arbëri. Arbëreshët u vendosën në Itali pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit gradual të Shqipërisë dhe të gjithë Perandorisë Bizantine nga turqit osmanë. Edhe pse të larguar nga vendlindja para 600 vjetësh më parë, arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla, traditat e tyre të pasura si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në mëmëdhe.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro














