Lajme
Kredi për blerjen e PTK-së
Katër nga kompanitë e parakualifikuara për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, kanë kërkuar informata nga IFC për marrjen e kredive. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i shitur 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës deri në 75 për qind, konsiderohet si vendim jo i drejt në […]
Katër nga kompanitë e parakualifikuara për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, kanë kërkuar informata nga IFC për marrjen e kredive.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i shitur 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës deri në 75 për qind, konsiderohet si vendim jo i drejt në këtë periudhë krize. Kjo për faktin se kompanitë e parakualifikuara për të privatizuar PTK-në janë duke shqyrtuar mundësitë për të marr kredi sepse nuk kanë para të gatshme.
Që nga marrja e vendimit nga ana e Komisionit Qeveritar për Privatizim për parakualifikim, blerësit potencial të PTK-së, siç shkruan e përditshmja “Zëri”, kanë kërkuar informata nga këshilltari i transaksionit “Lazard Freres” se si mund të marrin kredi nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC).
“Qeveria e Kosovës është e vendosur që t’i privatizojë ndërmarrjet publike në një kohë të krizës ndërkombëtare financiare, ku shumë kompani kredibile janë goditur nga kriza”, thotë Agron Demi nga Instituti për Studime të Avancuara (GAP). Po ashtu ai ka vërejtje edhe në privatizimin e KEK-ut.
Në bazë të vendimit të Komisioni Qeveritar i Privatizimit të PTK-së, kompanitë që parakualifikiar për blerjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së janë: Albright Capital Management LLC, në bashkëpunim me Portugal Telecom; Columbia Capital në konsorcium me ACP Axos Capital Gmbh, në bashkëpunim me British Telecom – Poloni (në pronësi të British Telecom); M1 International Limited; Turkcell dhe; Twelve HORNBEAMS në konsorcium me Avicenna Capital LLC, në bashkëpunim me Sofrecom (pjesë e France Telecom)
Ndryshe, katër nga kompanitë e parakualifikuara, sipas “Zërit” kanë kërkuar informata nga këshilltari i transaksionit në lidhje me kreditë e IFC-së.
Profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku, thotë se interesimet e kompanive të parakualifi kuara për kreditë e IFC-së tregojnë se këto kompani nuk kanë fuqi të veten ekonomike dhe sipas tij, nuk janë partnerë seriozë në privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës.
“Mendoj se kredibiliteti i blerësve të ardhshëm të PTK-së do të varet nga fuqia e tyre financiare, e cila nuk duhet të bazohet nga flukset e kredive”, shprehet Sadiku. Sipas tij, blerja e PTK-së nëpërmjet kredive ndërkombëtare është një hendikep i madh për vendin dhe nënkupton më pak investime në zhvillimin e kompanisë për t’u përballur me konkurrencën.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










