Lajme

Krasniqi: Vota e qytetarëve u dhunua nga partitë

Ata që kishin për obligim për ta mbrojtur votën e qytetarit - ata vodhën dhe vjedhja është bërë sipas fuqisë së tyre politike

“Më 12 dhjetor përfaqësuesit e partive politike dhunuan vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi në një intervistë për Radio Dukagjini. “Procesi zgjedhor ishte një provim për të treguar nivelin e demokracisë, e të përgjegjësisë së institucioneve, por kjo nuk ka ndodhur në ditën e zgjedhjeve”.

Ai ka thënë se e keqja është se të gjithë ata që kishin për obligim për ta mbrojtur votën e qytetarit – ata vodhën dhe vjedhja është bërë sipas fuqisë së tyre politike.