Lajme
Krasniqi: Të institucionalizohet mirënjohja për mërgatën
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në përmbyllje të vizitës së tij në Zvicër ka realizuar mbrëmë në Schlieren të Cyrihut një takim me bashkatdhetarët. Këtë herë, në këtë komunikim me mërgimtarët, Krasniqi nuk ka dashur të flasë për politikë, por ka pranuar para tyre që Kosova ka vështirësitë e veta.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në përmbyllje të vizitës së tij në Zvicër ka realizuar mbrëmë në Schlieren të Cyrihut një takim me bashkatdhetarët.
Këtë herë, në këtë komunikim me mërgimtarët, Krasniqi nuk ka dashur të flasë për politikë, por ka pranuar para tyre që Kosova ka vështirësitë e veta.
Më pas, kryekuvendari i Kosovës iu tha bashkatdhetarëve të mbledhur se duhet t’i lënë anash partitë politike në Kosovë dhe të organizohen në jetën e këtushme.
Ngase, sipas tij, Kosova mund të ndihmohet nga bashkatdhetarët jo duke u anëtarësuar në partitë politike, por ndihmohet kur ndikimi i tyre është më i fuqishëm në jetën publike dhe politike në vendin ku jetojnë.
Ai ka shfrytëzuar këtë takim për t’iu bërë thirrje mërgimtarëve që të jenë unik, sidomos në Gjermani dhe Zvicër, ku edhe janë shumicë.
© albinfo.ch
“Si komunitet shqiptar të mira janë partitë politike në Kosovë, por juve iu duhet organizimi në komunitet, për të fituar të drejtat tuaja, për fëmijët tuaj, por edhe për Kosovën. Si në Zvicër, edhe në Gjermani, ku jeni shumicë, nëse arrini t’i bashkoni forcat tuaja për të folur për të drejtat tuaja me një zë, jam i bindur se do të fitoni të gjithë”, ka deklaruar në Cyrih kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Përveç kësaj, numri një i Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga bashkatdhetarët të bëjnë përpjekje për integrim më të mirë të familjeve tyre në shoqërinë ku jetojnë.
“Çdo familje duhet të bëjë përpjekje që fëmijët e tyre t’ua mësojnë gjuhën, ta dinë gjuhën, kulturën dhe e keni një obligim tjetër që do të ndihmojë Kosovën, fëmijët tuaj, por edhe vetveten që t’i mësoni të integrohen mirë në jetën publike dhe shoqërore zvicerane, gjithnjë duke ruajtur elementin e qenies kombëtare. Kështu do ta ketë më të lehtë nesër fëmija juaj se ku do të jetojë, në Kosovë apo Zvicër”, ka thënë mes tjerash Krasniqi në këtë takim me bashkatdhetarët.
Krasniqi ka thënë të jenë të vetëdijshëm se shteti i ri i Kosovës jo gjithherë pas luftës ka pasur shumë mundësi të ndihmojë mërgatën, por shpesh herë, sipas tij, edhe fjalët e mira kanë munguar për t’i falënderuar këta njerëz.
“Bashkatdhetarët sidomos në Zvicër dhe në Gjermani, në një periudhë më shumë se tridhjetëvjeçare e kanë mbajtur gjallë lëvizjen kombëtare për çlirim. Kanë ndihmuar ekonomikisht familjet e tyre që është kontribut i madh i këtyre njerëzve, duke e bërë më të lehtë jetën të qytetarëve tanë në Kosovë. Sigurisht, ndihma më e madhe ka qenë gjatë luftës çlirimtare edhe me mjete financiare, por edhe me gatishmërinë që të rreshtohen në radhët e UÇK-së”, ka kujtuar kontributin e mërgatës Krasniqi.
Pastaj ka përmendur si kontribut edhe 3-përqindëshin.
“Pa kontributin tuaj, pa angazhimin tuaj dhe pa vullnetin tuaj nuk do të mbahet jeta në Kosovë nuk do të zhvillohej lufta e UÇK-së dhe Kosova nuk do te vinte ku është sot”, ka shprehur me këtë rast mirënjohjen për bashkatdhetarët Jakup Krasniqi.
“Do të thotë kjo Kosovë që e kemi sot është kontribut i gjithë shqiptarëve, i atyre që kanë pranuar të jetojnë në Kosovë në kushte mjaftë të vështira, por edhe atyre që djersën, mundin dhe gjakun e tyre e kanë ndarë për njerëzit në Kosovë”, tha Krasniqi.
Pa këtë solidaritet të mërgatës sigurisht nuk do të ishim këtu ku jemi, rithekson kontributin e bashkatdhetarëve Krasniqi.
„Kosova ka nevojë edhe për solidaritet. por edhe për ta institucionalizuar më mirë institucionin e mirënjohjes. Hallet e jetës shpesh krijojnë hendeqe mes njerëzve për t’u mos u kuptuar, por në të vërtetë të gjithë ne që jetojmë në Kosove e kemi përgjegjësi institucionale, por edhe ju këtu duhet t’i ndërtojmë këto institucione të solidaritetit dhe mirënjohjes”, ka thënë me këtë rast Krasniqi.
© albinfo.ch
Sigurimet shoqërore Zvicër-Kosovë në fokus të takimeve
Krejt në fund, kryeparlamentari kosovar tha të ketë biseduar me autoritetet zvicerane për sigurimet shoqërore. Dhe, sipas tij, tashmë ekziston edhe një mundësi nëse bashkëkombësit dëshirojnë të investojnë kontributet e tyre në Kosovë, dhe këtë mund ta bëjnë me ndihmën Agjencia zvicerane për Zhvillim dhe Rindërtim.
“Agjencia e Zvicrës për Zhvillim dhe Rindërtim është e gatshme që t’iu ndihmojë bashkëkombëseve tanë që punojnë dhe veprojnë në Zvicër, të cilët kanë rezervuar mjete financiare që së bashku të investojnë në Kosovë. Kjo është një mundësi dhe një çështje e ndjeshme, por kjo varet nga ju dhe nga vullneti juaj“, tha në këtë takim me bashkatdhetarët në Zvicër Krasniqi.
© albinfo.ch
Se është biseduar për sigurimet shoqërore në takime me zyrtarët zviceranë është konfirmuar në një prononcim për albinfo.ch edhe nga deputetja opozitare e LDK-së, që ishte në delegacionin kosovar, Teuta Sahatçija.
Duke e vlerësuar si mjaft të suksesshme vizitën në Zvicër, Sahatçija tha se për kontestin me sigurimet shoqërore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës është biseduar gati se në çdo takim të kësaj vizite treditore në Zvicër.
“Pala zvicerane po pret nga Kosova që t’u mundësojë qytetarëve të saj që të kenë dobi nga puna e tyre e bërë në Zvicër. Pritet edhe nga Prishtina, po edhe nga Berna që kontesti për sigurimet shoqërore të zgjidhet sa më shpejt”, ka deklaruar për albinfo.ch, deputetja Sahatçija.
Ajo ka kritikuar se shteti i Kosovës nuk e ka kryer obligimin që ka ndaj mërgatës dhe nuk është duke punuar që t’u dalë në ndihmë qytetarëve të vet jashtë vendit ashtu si duhet.
© albinfo.ch
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, së bashku me një delegacion të përbërë nga deputetë të spektrit politik kosovar: Safete Hadergjonaj, Teuta Sahatçia, Fikrim Damka, Mehmet Hajrizi dhe Skender Reçica, ka qëndruar për tri ditë në këtë vizitë zyrtare në Zvicër, duke zhvilluar takime me homologët e tij zviceranë.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










