Kosova
Letra e Krasniqit liderëve politikë, i fton për shpërndarje të Kuvendit më së largu deri më 29 maj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u ka dërguar letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurtit, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe atij të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes së cilës e ka përsëritur qëndrimin e PDK-së për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Krasniqi ka thënë se në takimin e fundit që e ka zhvilluar me secilin lider të tri partive parlamentare, ka shprehur qëndrimin se zgjedhjet sot janë domosdoshmëri qytetare dhe jo dëshirë politike, teksa shtoi se tani është koha që të veprojnë të koordinuar dhe me hapa konkretë, transmeton albinfo.ch.
“Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar datat 30 qershor ose 7 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe për shkak të afateve ligjore dhe kushtetuese, për të arritur njërën nga këto data, mocioni procedural për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës do të duhej të votohej më së largu deri më 29 maj. Andaj, edhe sot, unë i ftoj të gjitha partitë parlamentare që të koordinohemi e të bashkëpunojmë për të mirën e qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka thënë se qytetarët e vendit kanë nevojë për qeveri të re, që fokusohet në zhvillim ekonomik, mirëqenie qytetare dhe integrim euro-atlantik.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










