Kosova
Krasniqi: Kryetarëve nuk do tu kërkohet dorëheqja, vetëm me peticion
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, thotë se vetëm me peticion do të largohen kryetarët shqiptarë nga detyra e tyre në komunat veriore.
“Grupi ka afat një muaj që ta bëjë draftin dhe mandej të jetë nga 1 shatori udhëzim, mirëpo çka është e rëndësishëm, ky udhëzim që buron nga ligji nuk vlen vetëm në veri, mund të shfrytëzohet nga të gjitha komunat. Unë jam shumë i bindur që do të jetë profesional. Kryetarët në veri kanë fituar mandat, dorëheqja nuk mund të kërkohet nga asnjë institucion tjetër përveç se me peticion nga qytetarët”, ka thënë ai, shkruan koha.net.
Tutje, shton se udhëzimi administrativ është mënyra më e mirë.
“Ligji për vetëqeverisje Lokale ka shumë mangësi dhe ka shumë hapësirë që të korrigjohet e plotësohet. Ju e dini që kemi iniciuar plotësimin e ligjit, ne i kemi bë disa propozime, i kemi prezantuar mirëpo nuk është vendosur në votim, ngase duhen 2/3 e votave edhe të komuniteteve. Kjo na ka vu para situatës që nga kjo se cilat udhëzime që t’i zhvillojmë. Së fundi kemi filluar mbi procedura si organizohet një peticion, buron nga ligji neni 72, të shohim se cila do të jenë gjetje e tyre”, ka thënë Krasniqi gjatë një vizite në Lipjan, përcjell albinfo.ch.
MAPL ka formuar komisionin që do të hartojë udhëzimin administrativ që sqaron procedurat dhe afatet kohore për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore nga detyra përmes peticioneve të qytetarëve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













