Lajme

Krasniqi akuzohet për fyerjen e Nënë Terezës

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë është marrë në pyetje për fyerjen e Nënë Terezës, e cila, sipas tij, e ka vendin midis ferrit

Një deklaratë dhënë para xhematit të Prishtinës tetë vjet më parë rreth nobelistës shqiptare “Nënë Treza” i kishte kushtuar shtrenjtë imamit kontrovers të Kosovës, Sheqet Krasniqit. Imami i Xhamisë së Madhe në kryeqytet është marrë në pyetje nga prokurori komunal i Prishtinës, Valdet Gashit për atë që konsiderohet fyerje në “botët juridike”.Krasniqi në vitin 2004 para xhematit kishte komentuar personalitetin e Nënë Terezës, për të cilën kishte thënë se ajo e ka vendin në ferr, sepse nuk i takon konfeksionit islam. Mirëpo vetë imami i xhamisë së madhe në Prishtinë, kishte thënë se nuk e ka fyer nobelisten shqiptare, ndërsa ka thënë se për këtë rast ka cituar vargjet e Kuranit. Tri vjet më parë, siç raporton gazeta “Zëri”, katër qytetarë kishin ngritur kallëzimit penal në Prokurorinë Komunale kundër hoxhë Shefqetit. Kallëzimi është ngritur nga shkrimtari Qerim Ujkani, avokatët Bajram Krasniqi e Zef Prenaj, si dhe Adem Nimani. Këta persona mendojnë se Krasniqi ka fyer rëndë personalitetin e Nënë Terezes.“Ai ka ofenduar shqiptarizmin dhe tërë popujt e botës duke thënë se: Nënë Tereza e ka vendin në ferr, ku të lumturën – Nobelisten Nënën Terezë, Gonxhe Bojagjiun e quan prostitutë, cila ka ndërruar shumë meshkuj dhe ka ngrënë e ka pirë pa para”, thuhet mes tjerash në kallëzimin penal, një kopje të të cilit e posedon gazeta.Duke u përgjigjur në këto pretendime të kallëzimit penal, imami Krasniqi thotë se ka folur për Nënë Terezën qysh në vitin 2004 në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe atë pas një pyetje të bërë nga një besimtar gjatë ligjëratave të mbrëmjes që i ka mbajtur në xhaminë që drejton, çdo të mërkurë.“Një ndër ato pyetje ka ardhur se çka mendoni ju për Nënën Terezën e cila iu ka ndihmuar shumë të varfërve, shumë jetimëve por megjithatë ka qenë jomyslimane?”, ka cituar Krasniqi pyetjen që i ishte bërë nga besimtari.“Midis xhehenemi, thellë midis xhehenemit e ka vendin ajo, sepse s’e ka besuar Allahun, s’e ka besuar pejgamberin, s’e ka besuar Kur’anin. Edhe nëse e ka besuar Allahun e ka besuar me të meta, jo të plotë… Tereza e ka pasur derën çel ku ka dashur të shkojë, pa para krejt dynjanë, të hajë çka të dojë, të pijë çka të dojë, burra cilin do ta ndërrojë, ka pasur të mira në këtë dynja plot ajo”, ka thënë Krasniqi në deklaratën, një kopje të së cilës e ka siguruar “Zëri”.Mirëpo Krasniqi në prokurori e kishte mohuar këtë, duke thënë se jomyslimanët i shijojnë të gjitha të mirat e botës, ndërsa mysliman ato të botës tjetër. “Është rregull i përgjithshëm i të mirave të cilat i ka bërë një person jomysliman në këtë dynja, e Allahu ia kthen të mirat në atë dynja, ia hap dyert e dëfrimit, kënaqësisë, plotësimit të dëshirave etj”, ka thënë Krasniqi në Prokurori.Ai tha se nuk ka menduar se Nënë Tereza ka pasur shumë burra, duke e nxjerrë atë si “prostitutë” ashtu siç përshkruhet në kallëzim penal. “Këtë e kam thënë në kontest të përgjithshëm, përndryshe kjo nuk do të duhej të vlente për të (Nënë Terezën), sepse ajo e ka të ndaluar martesën me fe të saj e lëre më amoralitetin. Andaj nuk është e vërtetë që e kam akuzuar për moral, për xhehenem po, për amoralitet jo”, ka thënë Krasniqi.Qëndrimi i Krasniqit në prokurori kishte zgjatur më shumë se dy orë, ndërsa procesi do të vazhdojë më tej.