Kosova
KQZ-së i duhen edhe tri ditë për të përfunduar fletëvotimet e diasporës
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se është e domosdoshme që të bëhet shqyrtimi dhe vlerësimi i zarfeve të ardhura nga diaspora
Gjykata Supreme e Kosovës, pas një ankese nga Lëvizja Vetëvendosje, ka vendosur që mbi 4 mijë vota të ardhura nga mërgata të numërohen.
“Para fillimit të numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga jashtë vendit duhet të bëhet vlerësimi i pakove. Në mënyrë që të mund të fillojmë me procesin e numërimit të tyre”, ka thënë Valmir Elezi.
“Vlerësimi ka të bëjë me vërtetimin nëse është dërguar nga votuesi, i cili është regjistruar suksesshëm nga votuesi që ka votuar nga jashtë vendit. Pasi të përfundohet ky vlerësim do të dimë numrin e fletëvotimeve të aprovuara dhe se sa është numri i atyre që refuzohen”.
Elezi tregon edhe kohën se sa do të zgjasë i gjithë procesi.
“Besojmë që së paku dy ditë na duhet kohë të bëhet procesi i vlerësimit të fletëvotimeve, në këtë mënyrë mund t’i hapet rruga numërimit, i cili mund të kryhet brenda një dite”, shton Elezi.
Ndryshe, sot kishte pasur përplasje në mbledhjen e KQZ-së ku është diskutuar pikërisht për këto vota të mërgatës.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se në bazë të aktgjykimit janë të obliguar që t’i numërojnë fletëvotimet nga diaspora, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
“Në bazë të këtij aktgjykimi jemi obliguar që t’i numërojmë fletëvotimet nga diaspora. E kemi obligimin dhe nuk mendoj që kemi çka të diskutojmë. Na pëlqeu, nuk na pëlqeu, do ta zbatojmë”, tha ajo.
Ndërkohë kundër vendimit të Gjykatës Supreme janë deklaruar anëtari i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti dhe ai i PDK-së, Ilir Gashi.
Sipas tyre, vendimi për numërimin e këtyre votave është i gabuar.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











