Kosova
KQZ vendos datat për fushatën zgjedhore për balotazh
KQZ: Fushata zgjedhore për balotazhin nga 3 deri më 9 nëntor
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të zgjasë shtatë ditë, duke filluar më 3 nëntor dhe përfunduar përpara hapjes së qendrave të votimit më 9 nëntor, përcjell albinfo.ch.
Në mbledhjen e sotme, KQZ ka marrë gjithashtu vendim për miratimin e rekomandimeve që lidhen me përfshirjen në rezultatet përfundimtare të rinumërimit të 16 kutive të votimit nga 12 vendvotime të ndryshme.
Gjatë mbledhjes, u diskutua po ashtu për të gjitha parregullsitë apo mospërshtatjet e rezultateve në disa komuna të Kosovës.
Megjithëse, u bë e ditur se papërputhjet e rezultateve, pas rinumërimit janë verifikuar dhe është kërkuar që rezultati të procedohet i rregullt.
Vendvotimet e rinumëruara me vendim të KQZ-së për shkak të evidentimit të mospërputhjeve, janë: Deçan (0105/03 – Kuvend Komunal); Gllogoc (0305/02, 0327/01, 0329/02 – Kuvend Komunal), Gjilan (0408/05, 0408/06 – Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal), Lijan (1301/08 – Kuvend Komunal), Prishtinë (1904/04 – Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal), Prizren (2034/04 – Kryetar Komune; 2034/01 | 2034/03 – Kuvend Komunal), Shtime (2207/01 – Kryetar Komune) dhe Suharekë (2404/01 – Kuvend Komunal).
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












